Janë arrestuar spiunët rus në Ukrainë, planifikuan vrasjen e ministrit të Mbrojtjes

Autoritetet ukrainase njoftuan se kanë arrestuar dy persona që punonin për shërbimet e inteligjencës ruse dhe kishin për detyrë të vrisnin ministrin e mbrojtjes të Ukrainës, si dhe kreun e shërbimit kombëtar të inteligjencës ushtarake dhe një aktivist ukrainas të paidentifikuar, raporton Guardian. Të dy personat janë tashmë në paraburgim dhe kanë punuar për agjencinë ruse të inteligjencës ushtarake GRU. Njëri nga personat ishte nga Luhansk, ndërsa personi i dytë nga Kievi. Dy personave iu premtua shpërblim deri në 150.000 dollarë për vrasjen e secilit prej tre personave, transmeton Portalb.mk.

Ministria britanike e Mbrojtjes në raportin e saj të fundit tregon se forcat ruse kanë bërë përparim minimal gjatë muajit të kaluar në frontin e Donbasit. Ata patën përparimin më të suksesshëm në drejtim të qytetit Bakhmut në rajonin e Donetskut, ku përparuan 10 kilometra. Në vijat e tjera të frontit në Donbas, forcat ruse arritën të fitojnë jo më shumë se tre kilometra në një periudhë prej 30 ditësh.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një intervistë për gazetën Washington Post, u kërkoi vendeve perëndimore të ndalojnë hyrjen e qytetarëve rusë në territorin e tyre. Sanksionet më të rëndësishme kundër Rusisë do të ishin mbyllja e kufijve, pasi rusët duhet të jetojnë në botën e tyre derisa nuk e ndryshojnë filozofinë e tyre.

Ndryshe, forcat ruse kanë vazhduar të bombardojnë zonat e populluara në Ukrainë gjatë 24 orëve të kaluara. Vetëm në rajonin e Donjeckut gjatë 24 orëve kanë vdekur tre civilë, ndërsa gjatë bombardimeve të zonave të banuara janë lënduar 19 persona.

Të paktën një civil humbi jetën dhe pesë persona u plagosën nga bombardimet ruse të rajonit të Kharkivit gjatë 24 orësh, transmeton Ukrinform informacionet e autoriteteve ukrainase. Në 24 orët e fundit, ka pasur edhe raketa në qytetet Nikopol dhe Markhanets në rajonin e Dnipropetrovsk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button