Shtetasit e Maqedonisë së Veriut ndihmojnë qytetarët e Kosovës ilegalisht të kalojnë në Evropë

Porti i Durrësit duket se është kthyer në një pikë tranziti për shtetasit kosovarë për të kaluar në vendet e BE-së, raporton OraNews. Policia çdo ditë informon për arrestime të shtetasve nga Kosova apo nga Maqedonia e Veriut të cilët tentojnë të largohen në mënyrë të paligjshme apo që japin “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”

Policia Durrësit informoi sot se ka arrestuar dy banorë të Shkupit, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke ndihmuar dy shtetas nga Kosova për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Në përfundim të veprimeve ndaj dy kosovarëve ka nisur procedim penal

Edhe në një rast tjetër një 43 vjeçar nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut u kap duke ndihmuar 5 shtetas  që të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.

Ndërkohë një 33 vjeçar banues në Gjilan të Kosovës u kap duke tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.

Rreth 4300 persona kanë hyrë në Shqipëri mëngjesin e sotem përmes Portit, ndërsa ditën e dielë numri i të tyre shkoi deri në 10 mijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button