Biden rezultoi negativ në koronavirus

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka rezultuar negativ në testimet për koronavirus, pas rikthimit të këtij virusi brenda disa ditësh, transmeton REL.

Biden, 79-vjeçar, ka rezultuar pozitiv në këtë virus për herë të parë më shumë se dy javë më parë.

Ai ka qenë i izoluar dy herë, pasi mjekët e tij kanë thënë se Biden është përballur me atë që njihet si rast i rikthimit të virusit.

Presidenti amerikan do të vazhdojë të qëndrojë në izolim derisa të marrë edhe testin e dytë negativ për shkaqe të sigurisë, ka thënë mjeku, Kevin O’Connor.

Sipas mjekut, “presidenti vazhdon të jetë shumë mirë”.

Biden, i cili është vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit dhe ka marrë dy doza përforcuese të vaksinës, ka rezultuar pozitiv për herë të parë më 21 korrik.

Gjashtë ditë më vonë ka dalë negativ, ndërsa më 30 korrik ka qenë pozitiv në këtë virus sërish.

Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Deri më tani janë regjistruar mbi 6 milionë njerëz të vdekur me këtë virus.

Nënvarianti Omicron i koronavirusit – BA.5 – përhapet tejet lehtë dhe së fundi është duke nxitur një valë të re të infektimeve në Shtetet e Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button