RMV-ja mori 4.318 milionë dollarë fonde amerikane, si do t’i shfrytëzojë vendi?

Në kuadër të realizimit të Dialogut Strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeveria e ShBA-së ndau mjete shtesë prej 4.318 milionë dollarë amerikanë për forcimin e sundimit të ligjit në vend. Por si do të ndahen më saktësisht këto mjete, Portalb.mk kontaktoi Ministrinë e Punëve të Jashtme, e cila përfaqësonte si delegacion Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, nga ku thanë se këto fonde përdoren sipas prioriteteve të qeverisë amerikane dhe nevojave të institucioneve vendase.

Këto ishin mjete shtesë nga qeveria amerikane, dhe edhe viteve të tjera janë ndarë pikërisht për sundimin e ligjit në vend, thonë nga MPJ e Maqedonisë së Veriut.

“Nga viti 2012 e tutje, bazuar në Letrën për pajtueshmëri për zbatimin e ligjit ndërmjet Qeverisë së ShBA-së dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes Ambasadës në Shkup, çdo vit ofron mbështetje me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit dhe rritjen e besimit të publikut në institucionet penale – sistemi të drejtësisë në Maqedoninë e Veriut”, thonë nga MPJ.

Më saktësisht, këto mjete do të shfrytëzohen për projekte, të cilat janë parashikuar nga Byroja ndërkombëtare për luftë kundër narkotikëve dhe zbatimit të ligjit – Departamenti i shtetit (Departamenti i Shtetit i SHBA-së/Byroja për çështje ndërkombëtare të narkotikëve dhe zbatimit të ligjit) e që kanë për qëllim përmirësimin e efikasitetit të sistemit penal – të drejtësisë.

Takimi për Dialogun Strategjik, foto: MPJ e RMV-së
Takimi për Dialogun Strategjik, foto: MPJ e RMV-së

“Për këtë Byroja bashkëpunon me prokuroritë, gjykatat, Akademinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë Financiare, Drejtorinë doganore, fakultetet juridike, Odën e avokatëve, Shoqatën e gjyqtarëve, Shoqatën e Prokurorëve Publikë, Shoqatën e të drejtës penale dhe kriminalistikës, Organizatat joqeveritare etj”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Përveç programit përkatës të Byrosë, përmes të cilit sigurohet mbështetje për ngjarje të ndryshme, qëndrime studimore dhe zhvillim profesional, donacione dhe grante, përkrahje ofrohet, shtojnë nga kjo Ministri, edhe përmes programeve të Zyrës për zhvillim prokurorial tejoqeanik, ndihmë dhe trajnim prokurorial në Departamentin për drejtësi (Department of Justice Office of Overseas Prosecutorial Development, Assistance and Training), e destinuar për prokuroritë, gjykatat, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë Financiare, si dhe përmes programeve të Programit ndërkombëtar për ndihmë për trajnimin e hetimit kriminal përmes Departamentit për drejtësi (Department of Justice International Criminal Investigative Training Assistance Program), i destinuar për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Më saktësisht, këtë vit fondet (4.318.000 USD) janë ndarë për projekte nën juridiksionin e Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioneve përkatëse nga sistemi i drejtësisë dhe zbatimi i ligjit.

Ndryshe, dialogu strategjik filloi më 2 qershor në Uashington, ndërmjet delegacionit qeveritar të udhëhequr nga Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nga ana jonë dhe delegacionit të udhëhequr nga Ndihmëssekretari i Shtetit të SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euro-Aziatike. dr. Karen Donfried. Dialogu Strategjik paraqet forum i cili siguron vendosjen në kornizë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit bilateral në mbrojtje, ekonomi, arsim, transport, energji, ndryshimet klimatike, zhvillimin demokratik, luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit, tregtinë dhe temave të tjera me interes të përbashkët

Me fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve janë ngritur në një nivel të ri më të lartë në emër të thellimit të partneritetit strategjik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button