fbpx

Vazhdoi rritja e çmimeve edhe në shërbimet hotelerike në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimeve edhe te shërbime hotelerike, duke shënuar rritje në krahasim me muajin dhe vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i çmimeve në shërbimet hotelierike gjatë muajit korrik të vitit 2022, krahasuar me muajin qershor të vitit 2022, është rritur për 4.2 %. Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rritur për 15.9 %”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Theksohet që brenda një muaji rritje më e madhe është regjistruar në grupin Ushqime (6.4 %).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button