fbpx

Për 2 000 denarë ryshfet, polici rrezikon të dënohet

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur kallëzim penal ndaj një të punësuarit pasi është raportuar se ka tentuar të marrë 2 mijë denarë ryshfet nga një qytetar, transmeton Portalb.mk.

“Policia ka paraqitur kallëzim penal ndaj shkupjanit S.S., punonjës polici në stacionin policor pranë SPB Shkup, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale marrje ryshfeti”, raportojnë nga Ministria për Punë të Brendshme, duke sqaruar që ndaj të dyshuarit është ngritur procedurë për dënim dhe pezullim nga puna.

Ai para një jave, gjatë orarit të punës, e kishte ndaluar një veturë në rrugën Shkup – Milladinovski. Shoferit të veturës i kishte kërkuar 2 mijë denarë që mos t’i shënon dënim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button