RMV, tregtia me vendet e huaja është rritur, eksportet në gjysmën e parë të vitit janë rritur me 20,3%

Sipas të dhënave të mëparshme të Entit Shtetëror për Statistika, vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar-qershor 2022, arrin në 252.736.573.000 denarë dhe shënon rritje prej 20,3 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Vlera e mallit të importuar, në periudhën janar-qershor 2022, është 368.519.565.000 denarë, që është për 28,7 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Deficiti tregtar, në periudhën janar-qershor 2022, është 115.782.992.000 denarë.

Mbulimi i importeve me eksporte, në periudhën janar-qershor 2022, është 68,6 për qind. Tregtia sipas produkteve tregon se peshën më të madhe të eksporteve e zënë katalizatorët mbi transportuesit me metale të çmuara ose komponimet e tyre, kompletet e përçuesve për ndezje etj., për automjetet, aeroplanët ose anijet, ferronikelin dhe pjesët e ulëseve nga nëngrupi 821.1.

Në import më së shumti janë të përfaqësuar vajrat e naftës dhe vajrat e përftuara nga mineralet bituminoze (përveç bruto), metalet e tjera nga grupi i platinit dhe legura të tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, energjia elektrike dhe metalet e çmuara në gjendje koloidale; komponimet, organike ose inorganike, të metaleve të çmuara, të përcaktuara kimikisht ose jo; amalgame të metaleve të çmuara.

Në periudhën janar-qershor 2022, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, Republika e Maqedonisë së Veriut më së shumti tregti ka realizuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë.

E shprehur në euro, vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar-qershor 2022, arrin në 4.097.486.000 euro dhe shënon rritje prej 20,2 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Vlera e mallrave të importuara, në të njëjtën periudhë, është 5.974.699.000 euro, që është 28,7 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Deficiti tregtar, në periudhën janar-qershor 2022, arrin në 1,877,213.000 euro.

Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar-qershor 2022, arrin në 4.476.298.000 dollarë amerikanë dhe shënon rritje prej 9 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Vlera e mallrave të importuara, në të njëjtën periudhë, është 6.529.750.000 dollarë amerikanë, që është 16,7 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Deficiti tregtar, në periudhën janar-qershor 2022, arrin në 2.053.452.000 dollarë amerikanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button