Konspiracionisti Alex Jones do të paguajë mbi 4 milion dollarë për shkak të dezinformimit për masakrën “Sandy Hook”

Një juri në qytetin amerikan të Austin, Teksas, urdhëroi dje gjobë prej mbi 4 milionë dollarë kundër konspiracionistit të famshëm Alex Jones, si kompensim për prindërit e një djali 6-vjeçar të vrarë në masakrën e vitit 2012 në Sandy Hook, Shkollë në Newtown, Connecticut, raporton AP. Neil Heslin dhe Scarlett Lewis, babai dhe nëna e Jesse Lewis, i cili së bashku me 19 nxënës të tjerë dhe gjashtë mësues vdiqën në të shtënat në shkollë në vitin 2012, kërkuan 150 milionë dollarë dëmshpërblim për shpifje dhe shkaktim të qëllimshëm të dëmtimit emocional, por juria vendosi vetëm 4 milionë, transmeton Portalb.mk.

Alex Jones ka argumentuar prej kohësh në emisionet Infowars dhe paraqitjet e tij se masakra e Sandy Hook, një nga incidentet më vdekjeprurëse të shkollave në historinë e SHBA-së, është inicuar për të futur masa më të rrepta për posedim dhe mbajtjen e armëve. Jones thotë se skenat ishin inskenuar dhe nuk kishte asnjë masakër të vërtetë.

Kjo është hera e parë që themeluesi i InfoWars, media online e njohur për përhapjen e dezinformatave dhe teorive konspirative, si edhe vetë media, gjobiten për mohimin e masakrës së Sandy Hook.

Në gjyq, avokati i Jones, i cili nuk u paraqit në gjykatë, i kërkoi jurisë të caktojë dëmshpërblim deri në 8 dollarë një dollar për secilën pikë të akuzës, ndërsa vetë Jones tha se dëmet prej më shumë se 2 milion dollarë “do të na fundosnin”, raporton AP.

Paraprakisht, në një padi pothuajse identike të ngritur nga familjet e viktimave të tjera të masakrës dhe një agjent i FBI-së që punoi në këtë çështje, një gjykatës i Konektikatit e shpalli gjithashtu fajtor Jonesin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button