Senati amerikan e konfirmoi ambasadoren e re të SHBA-së në Maqedoni, ajo paralajmëroi luftë me korrupsionin në vend

Angela Price Aggeler, diplomate karriere, është konfirmuar nga Senati amerikan për ambasadore të re në Shkup, Maqedonia e Veriut, njoftoi shërbimi për media i senatit në Twitter. Ajo në maj të këtij viti u propozua nga presidenti amerikan Joe Biden, njofton Portalb.mk.

Deri më tani ajo ishte u.d ambasador dhe zëvendës ambasadore në Islamabad, Pakistan. Më parë ka mbajtur poste të ndryshme në Departamentin e Shtetit dhe në ambasadat në Paris, HanoiNju Delhi dhe Budapest, si dhe në ambasadën në Shkup, përgjegjëse për marrëdhënie me publikun.

Mandati i saj ishte në kohën e ambasadorëve Philip Reeker dhe Paul Wohlers, periudhë kur Maqedonia vërejti një rënie të vazhdueshme në liritë e mediave dhe proceset demokratike. Ajo ndërmori një sërë veprimesh kundër proceseve negative të shkaktuara nga mbyllja e TV A1 dhe ndryshimi i pronësisë së MPM nga gjermanisht në maqedonas, si dhe pasiguria në mjedisin gazetaresk të nxitur nga aksidenti automobilistik në të cilin themeluesi i “Fokus” Nikolla Mlladenov vdiq. Si diplomate amerikane në Shkup, Ageler ishte e zëshme në mbrojtjen e lirisë së medias, si dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive civile që më pas u mbytën nga qeveria e Nikola Gruevskit.

Ajo është diplomuar në Universitetin e Jutës, ndërsa përveç anglishtes, flet frëngjisht, maqedonisht dhe hindu.

Price Ageler, pas konfirmimit të nominimit të saj në Senat, do të zëvendësojë Kate Marie Burns, e cila u emërua ambasadore në Shkup në maj 2019.
Anxhela Prajs Ageler, ka premtuar që do të kontribuojë në luftimin e korrupsionit në Shkup.

Ageler në Komisionin për Punë të Jashtme në Senat, ka premtuar që do të punojë që t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut për të zhvilluar strategjinë nacionale përmes së cilës në mënyrë efektive do të kërkohet përgjegjësi nga të korruptuarit.

“SHBA dhe Maqedonia e Veriut kanë shumë prioritetet të përbashkëta, duke përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit, përmirësimin e qeverisjes së drejtë dhe përforcimin e qeverisjes së mirë”, deklaroi Ageler.

Ajo foli për nxitjen e reformave në drejtësi, transparencën në institucione dhe zhvillimin ekonomik përmes përmirësimit të kushteve për investime. Në fjalimin e saj u përqendrua edhe në sigurinë e vendit, energjinë dhe rrugën eurointegruese.

Ageler theksoi që do të mundohet të dobësojë edhe ndikimin forcave të jashtme dashakeqe në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë Rusinë dhe Kinën. Një nga prioritetet e kësaj fushe është edhe pavarësia energjetike, duke larguar varësinë nga gazi rus.

LEXO: Gërkovska: Është e një rëndësie të madhe mesazhi i ambasadores së re të ShBA-së për luftën kundër korrupsionit

LEXO: SHBA-ja propozon projektligj për sanksione kundër aktiviteteve destabilizuese dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button