KSI: Nuk ka masa shtesë anti-covid, mbeten në fuqi ato aktuale në RMV

Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e sotme shqyrtoi situatën epidemiologjike në vend, ku vendosi që most ë ketë masa të reja kufizuese ndërsa mbeten në fuqi ato aktuale. Apelojnë për më shumë kujdes dhe vaksinim të popullatës, transmeton Portalb.mk.

Nga ky komision njoftuan se javën e kaluar ka pasur një rritje të lehtë të numrit të rasteve të reja (8.5%), që është një rritje dukshëm më e ulët krahasuar me javën e kaluar (55.7%) dhe është në përputhje me uljen e numrit të riprodhimit (P0).

“Në këto kushte, Komisioni nuk rekomandon vendosjen e masave të reja kufizuese dhe apelon qytetarët që të sillen me ndërgjegje dhe të respektojnë masat që janë në fuqi, d.m.th. mbajtja e detyrueshme e maskave mbrojtëse në objektet shëndetësore, farmaci, në transportin publik dhe në ambientet e kujdesit familjar. Është e një rëndësie të veçantë që qytetarët që kanë simptoma ose dyshojnë se janë pozitiv me Covid-19, të sillen me përgjegjësi dhe të mbrojnë njerëzit përreth tyre duke shmangur kontaktin e ngushtë me persona të tjerë dhe duke qëndruar në dhoma të mbyllura pa maska”, thanë nga Komisioni për Sëmundje Infektive.

Nga atje apeluan  që të gjithë qytetarët, dhe veçanërisht qytetarët që i përkasin grupeve të rrezikut për ecuri më të rëndë të sëmundjes, t’u përmbahen të gjitha masave epidemiologjike të konfirmuara për mbrojtjen nga infeksioni, si larja e shpeshtë dhe e plotë e duarve apo dezinfektimi, shmangia e turmave dhe qëndrimi në dhoma të mbyllura dhe pa ajrosje dhe mbajtja e maskave mbrojtëse, si dhe respektimi i rekomandimeve për vaksinimin kundër Covid-19.

Të dhënat e ditës së djeshme nga Ministria e Shëndetësisë treguan se në 24 orët e fundit u regjistruan 844 raste të reja të infektimit me Covid-19 nga 1.890 testime të kryera. Gjashtë persona sipas njoftimit të sotshëm humbën jetën. Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 4.139.

Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Kavadari dhe Kumanova.

Ndryshe, në vendet e rajonit kanë filluar me shtimin e masave mbrojtëse kundër këtij virusi, si mbajtja e maskave dhe të tjera. Autoritetet vazhdojnë të apelojnë që qytetarët të vaksinohen kundër këtij virusi.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button