RMV, pas mesnate ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energji (KRrE) njoftoi se sonte pas mesnate do të ulen çmimet e derivative të naftës. Dizeli do ulet për 2.5 denarë, benzina për 2 denarë, vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 3 denarë kurse çmimi i mazutit nuk ndryshon, transmeton Portalb.mk.

Pas mesnatës këto do të jenë çmimet e derivative:

  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 95-  93,50 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 98-  96,00 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V)-  93,00 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1)-  91,00 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU- 53,343 (denarë/kilogram)

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,224%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button