Kandidaturë e përbashkët për Botërorin 2030

Uruguaji, Argjentina, Kili dhe Paraguaji paraqitën kandidaturën e përbashkët për organizimin e finaleve të Kupës së Botës 2030. Një turne që përkon me 100 vjetorin e këtij aktiviteti që për herë të parë u mbajt në Uruguaj, raporton Klan. Kjo e bën akoma më të fortë dëshirën që Botërori pas 8 vitesh të zhvillohet në Amerikën e Jugut dhe për ta shfaqur projektin ishin në stadiumin Centenario të Montevideos.

“Jemi në një vend ikonë dhe ku nisi kjo histori. Ky nuk është projekti i një qeverie, por ëndërr e një kontinenti të tërë. Do të ketë Botërorë të tjerë, por 100 vjetori festohet vetëm një herë.”

Në garë për mikpritjen e Kupës së Botës 2030 janë edhe Spanja e Portugalia, ndërsa Britania e Madhe dhe Irlanda e kanë braktisur projektin për tu përqendruar te Euro 2028.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button