fbpx

Nxënësit e shkollave të mesme kërkuan nga qeveria heqjen e ndikimit politik në arsim

Sistem arsimor dhe shëndetësor i organizuar dhe cilësor, shtet i drejtë me zero tolerancë ndaj korrupsionit, shtet social ku ndihmat shkojnë në vendin e duhur. Këto janë pyetjet që nxënësit e disa shkollave të mesme nga Vallandova, Gjevgjelia, Velesi dhe Shkupi i ngritën gjatë vizitës së sotme në Qeveri, të cilën e organizoi zëvendës-kryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska, transmeton Portalb.mk.

Siç thuhet në njoftimin e Qeverisë, në kuadër të projektit Pjesëmarrja Qytetare, i cili zbatohet me mbështetjen e USAID-it, në lidhje me politikat kundër korrupsionit, nxënësit e shkollave të mesme vlerësuan se në bashkëpunim me Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) duhet të vërtetohet origjina e pasurisë së bartësve të funksioneve publike, por edhe të gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të përcaktuar nëse dikush ka fituar pasuri më të madhe me shpërdorim të detyrës zyrtare.

Studentët kërkuan gjithashtu reforma të shpejta dhe efikase në shëndetësi, të cilat do të përfshijnë një plan veprimi me afate specifike, si dhe investime në pajisje mjekësore. Në lidhje me arsimin, studentët mendojnë se të gjitha ndikimet politike duhet të hiqen nga të gjitha strukturat, sepse kjo në fund ndikon negativisht te studentët dhe stafi pedagogjik.

Foto: Qeveria e RMV-së
Foto: Qeveria e RMV-së

“U diskutua hapur për çështjet e integritetit, qeverisjes së mirë, aktivizmit rinor, politikave kundër korrupsionit, digjitalizimit, por edhe për të gjitha sfidat me të cilat përballen të rinjtë gjatë arsimit, por edhe më pas në procesin e përcaktimit të së ardhmes së tyre profesionale”, njoftuan nga Qeveria.

Zëvendës-kryeministrja Grkovska dhe nxënësit e shkollave të mesme simuluan një seancë qeveritare ku nxënësit në rolin e anëtarëve të qeverisë diskutuan për çështjet më urgjente në vend, por në të njëjtën kohë ofruan zgjidhje.

“Këto aktivitete me USAID-in që kanë të bëjnë me integritetin dhe qeverisjen e mirë janë shumë të rëndësishme. Si vend duhet të krijojmë një sistem integriteti që do të krijohet dhe përmirësohet që në moshë shumë të re”, thuhet në njoftim.

Foto: Qeveria e RMV-së
Foto: Qeveria e RMV-së

Pas vizitës në Qeveri, zëvendëskryeministrja Grkovska organizoi takim jozyrtar për grupin e nxënësve të shkollave të mesme dhe haptazi diskutoi për sfidat me të cilat ballafaqohen të rinjtë, planet e tyre pas përfundimit të gjimnazit, por edhe mënyrën se si mund të përmirësohen mundësitë për të rinjtë për të ndërtuar të ardhmen e tyre këtu.

Foto: Qeveria e RMV-së
Foto: Qeveria e RMV-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button