MPJ dhe MB për deklaratën ruse: Jemi shtet sovran, dënojmë agresionin në Ukrainë

Ministria e Jashtme  (MPB) dhe ajo e Mbrojtjes (MB) e vendit përmes një deklarate të përbashkët i janë kundërpërgjigjur zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse e cila tha se Moska konsideron se dhurimi i tankeve T-72 nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për Ukrainën është një gabim i madh. Sipas MPJ dhe MB, Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet sovran i cili vendimet i merr në mënyrë të pavarur, duke u nisur nga parimet e respektimit të së drejtës ndërkombëtare, Karta e OKB-së, parimet dhe zotimet e OSBE-së për mbrojtjen e arkitekturës evropiane të sigurisë dhe stabilitetit global, transmeton Portalb.mk.

Në deklaratën e përbashkët të MPJ dhe MB thuhet se Maqedonia e Veriut që në fillim e dënoi ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë dhe qëndroi në mbështetje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, e para se gjithash në mbështetje të paqes, të të drejtave të njeriut dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

“Në fakt, deri më tani, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut nxori disa Vendime për ndihmë ushtarako-teknike me të cilat i ndihmojmë Ukrainës në mbrojtjen e integritetit të saj territorial, i cili është e rrezikuar nga ndërhyrja ushtarake. Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtare e Аleancës më të fuqishme ushtarako-politike – NATO-s, në mënyrë të vendosur qëndron pas pozicionit dhe vendosmërisë së Aleancës që të jetë garantuese e paqes dhe sigurisë së vendeve të saja-anëtare dhe që t’i mbrojtjë vlerat, lirinë dhe sigurinë e breзave të tanishëm dhe të ardhshëm”, thane nga MPJ dhe MB.

Zëdhënësja e MPJ ruse, Maria Zakharova ka thënë dje se me marrëdhënien e tij të nënshtruar ndaj NATO-s, Shkupi merr pjesë në furnizimin e Ukrainës me armë, duke kontribuar kështu në veprimtarinë kriminale të regjimit në Kiev kundër popullatës civile në Donbas, duke shtuar se kjo do të përkeqësojë sutuatën.

Javën e kaluar në rrjetet sociale u shfaqën video që tregojnë transportin e tankeve, Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë konfirmoi për “360 gradë” se ishte donacion që vendi i jep Ukrainës.

Nga Ministria thanë se bëhet fjalë për tanke të gjeneratës së tretë, të cilat me zhvillimin e teknologjisë në pak vite do të ishin jokonkurruese dhe të papajtueshme me kërkesat tona dhe përveç kësaj, për shkatërrimin e tyre në vend do të shpenzohen para, të cilat, siç thonë ata, është një aktivitet i papërshtatshëm për ushtrinë tonë.

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije gjithashtu se në përputhje me vendimet e qeverisë, pajisje ushtarake iu dhuruan Ukrainës në disa raste dhe se kjo ishte në koordinim me aleatët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button