RMV, mbi një mijë raste të reja të infektimit me Covid-19

Në Maqedoninë e Veriut vazhdon rritja alarmante e të infektuarve me COVID-19. Në tri ditët e fundit prej 2.631 të testuarve kanë rezultuar 1.171 të infektuar. Ministria e Shëndetësisë i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend për tri ditët e fundit, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat janë si vijon:

  • Raste të reja: 1.171
  • Riinfektime: 275
  • Të vdekur: 3
  • Të vdekur të raportuar në Termini im: 0
  • Të shëruar: 1.390
  • Testime: 2.631

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 4.974. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Ohri, Manastiri dhe Kumanova.

Nga fillimi i pandemisë:

  • Të infektuar: 328.180
  • Të shëruar: 313.833
  • Të vdekur: 9.373
  • Testime: 2.118.638

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button