Bullgaria shkon në zgjedhje parlamentare më 2 tetor, Galab Donev kryeministër i përkohshëm

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev nënshkroi dekrete për shpërndarjen e Kuvendit të 47-të Kombëtar dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 2 tetor, si dhe për emërimin e qeverisë zyrtare. Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, për kryeministër të përkohshëm është emëruar ish-këshilltari i Radevit, Galab Donev, transmton Portalb.mk.

Kabineti i presidentit bullgar njoftoi se ministër i Punëve të Jashtme është emërua Nikollaj Milkov, ambasador i Bullgarisë në Francë, ndërsa Dimitar Stojanov, i cili është shef i administratës presidenciale, ministër i mbrojtjes. Në qeveri rikthehet Atanas Pekanov, i cili do të jetë zëvendëskryeministër dhe përgjegjës për menaxhimin e fondeve evropiane. Së bashku me të në qeverinë tranzitore po rikthehet Velislav Minekov, i cili sërish do të drejtojë Ministrinë e Kulturës, si në dy qeveritë e kaluara. Zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme është emëruar Ivan Dermenxhiev, i cili në qeverinë e dytë zyrtare vitin e kaluar ishte ministër i Drejtësisë dhe avokoi për shkarkimin e kryeprokurorit Ivan Geshev, që është pikë kyçe për reformat në gjyqësorin në Bullgari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button