Meghan Markle nuk ka veshur këmishë të punuar në Maqedoni

Postimi përhap gënjeshtra se Meghan Markle ka veshur këmishë të një marke maqedonase që reklamohet online. Fotografia e përdorur në postim është marrë nga revista e modës në Mbretërinë e Bashkuar Vogue, ku u publikua më 8 korrik 2020, dhe tregon Markl të veshur me një këmishë të bardhë. Bëhet fjalë për një këmishë të stilistit britanik Misha Nonoo, shkruan Vërtetmatësi.

Recensojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook, në të cilin një foto e Meghan Markle, gruas së Princit Harry, është shpërndarë në një faqe që reklamon prodhimin e këmishave për femra dhe në të cilën thuhet:

“Meghan Markle ka veshur këmishën tonë HRIVÉ. Këmisha të prodhuara në Maqedoni me çmimet më të mira”.

Më pas në postim reklamohet brendi dhe jepen informacione për çmimet, mënyrën e porositjes online, si dhe ka një link me faqen zyrtare për porositjen e modeleve.

Megjithatë, fotografia e përdorur në këtë reklamë të Meghan Markle nuk është autentike – për kompaninë që shet këto këmisha, por është marrë nga revista e modës “Vogue” në Mbretërinë e Bashkuar, ku është publikuar më 8 korrik 2020 dhe më Markle shihet e veshur me një këmishë të bardhë.

Artikulli i modës përqendrohet në këmisha që vesh Markle dhe të cilat bëhen markë e stilit të saj të modës, stilistëve dhe linjave që preferon Markle dhe teksti ndan më shumë foto se si Meghan kombinon këmisha për raste të ndryshme. Pra, e njëjta modë kombinimi që është paraqitur në postimin që po e recensojmë është edhe në foto nga teksti i “Vogue”, por nuk shkruhet se është nga kompania maqedonase e përmendur në postim. Përkundrazi, është një këmishë e stilistit Misha Nonoo.

Në vetë historinë e “Vogue” thuhet se këmisha e bardhë që ka veshur Markle është nga një linjë e modës bamirëse e vitit 2019 dhe kushton 125 funta. Për çdo këmishë të blerë, një i është dhuruar organizatës Smart Works që ndihmon gratë të sigurojnë punën e tyre. Nisma, sipas artikullit të “Vogue”, ishte në përputhje me punën filantropike të Meghan, e cila e vendos komunitetin në një piedestal.

“Jo vetëm që kjo na lejon të jemi pjesë e historive të njëri-tjetrit, por na kujton se jemi të gjithë në këtë luftë së bashku”, tha Meghan për “Vogue” britanik.

Për të gjitha faktet e mësipërme, vlerësojmë se nuk është e vërtetë që Meghan Markle ka veshur një këmishë të markës maqedonase që reklamohet në internet dhe se ajo këmishë është bërë në Maqedoninë e Veriut. Nuk dihet nëse kompania maqedonase bën kopje të kësaj këmishe, por duket qartë se Meghan Markle nuk ka veshur këmishë të markës maqedonase të reklamuar me foton e saj, por të një stilisti britanik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button