RMV, zgjedhja e gjyqtarëve kushtetues rikthehet në rend dite të komisionit parlamentar

Debati për zgjedhjen e tre gjyqtarëve kushtetues rikthehet në Komisionin parlamentar amë për zgjedhje dhe emërimee. Për sot, siç thuhet në kalendarin parlamentar në faqen zyrtare, vazhdon seanca e komisionit në rendin e ditës së të cilit është kjo pikë, transmeton Portalb.mk.

Gjithsej 9 kandidatë janë propozuar për tre vendet vakante për të cilat ishte shpallur konkurs para mbi një viti. Tre erdhën si propozim nga shumica qeverisëse: prokurori aktual i shtetit Lubomir Joveski, gjyqtari i apelit Fatmir Skender dhe avokatja Tatjana Vasiq; dhe gjashtë janë propozuar nga opozita: profesorja e Fakultetit Juridik në Shkup Rodna Zhivkovska, profesori në pension Savo Klimovski, shefi i Prokurorisë së Lartë Shitp Todor Vitlarov, prokurori i Ohrit Voislav Dimoski, gjyqtarja administrative nga Manastiri Vesna Jovanovska dhe gjyqtari në pension nga Gostivari Branko Sekuloski.

Deri më tani, Komisioni ka përfunduar diskutimin për dy prej kandidatëve. Gjyqtari i Apelit Fatmir Skender u përcaktua me shumicë votash si propozim për të qenë gjyqtar kushtetues.

Profesoresha Zhivkovska, nga ana tjetër, nuk ka marrë mbështetje nga shumica e anëtarëve të komisionit parlamentar. Në rrjedhë është diskutimi për propozimin e Vasiqit, për të cilin debati filloi në vazhdimin e kaluar.

Nga nëntë kandidatët, Komisioni për zgjedhje dhe emërime duhet të përcaktojë tre emra si propozime, të cilët më pas do të votohen në seancë plenare.

Tre gjyqtarët duhet t’i plotësojnë vendet e tashmë ish-gjyqtarëve Sali Murati, Elena Gosheva dhe Nikola Ivanovski, mandati i të cilëve skadoi në fund të majit 2021. Vitin e kaluar në qershor ishte caktuar seancë për përcaktimin e propozimeve për vendet e lira, por seanca filloi në atmosferë të tensionuar dhe më pas u ndërpre. Më pas ishin zgjedhjet lokale, ristrukturimi i shumicës në Kuvend dhe ndryshimet në përbërjen e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime. Në ndërkohë ka skaduar edhe mandati nëntëvjeçar i gjyqtarit Jovan Josifovski, i cili u largua nga Kushtetuesja në fund të janarit të këtij viti, duke e lënë gjykatën me vetëm pesë nga nëntë gjyqtarë gjithsej, gjegjësisht u soll në kufirin e kuorumit për mbajtjen e seancave, ndërsa për një numër të madh nismash të dorëzuara Votimi kushtetues shtyhet për shkak të mungesës së numrit të mjaftueshëm të votave për të marrë vendim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button