Koreja e Veriut e gatshme për çdo konflikt ushtarak me ShBA-të, tha Kim Jong-un

Koreja e Veriut është e gatshme të mobilizojë të gjitha aftësitë e saj të luftës bërthamore, tha udhëheqësi Kim Jong-un. Duke folur në një ngjarje për përvjetorin e Luftës Koreane, Kim tha se vendi është plotësisht i përgatitur për çdo konflikt ushtarak me Shtetet e Bashkuara, transmeton Portalb.mk.

Këto komente vijnë mes shqetësimeve se Koreja e Veriut do të kryejë testin e saj të shtatë bërthamor, për të cilin SHBA paralajmëroi së fundmi se mund të ndodhë shumë shpejt.

“Kërcënimet bërthamore nga ShBA-të kërkojnë që Koreja e Veriut të kryejë detyrën urgjente historike të forcimit të mbrojtjes së saj. SHBA-të po i keqinterpretojnë stërvitjet tona të rregullta ushtarake si provokim”, tha Kim.

Koreja e Veriut kreu testin e fundit bërthamor në vitin 2017, por tensionet po rriten sërish në gadishullin Korean.

Përfaqësuesi special i SHBA-së për Korenë e Veriut, Sung Kim, tha se kishte kryer 31 teste raketash këtë vit, ndaj të cilave Koreja e Jugut u kundërpërgjigj me tetë teste në qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button