RMV, rreth gjysma e të testuarve dalin pozitivë në virusin korona

Në Maqedoninë e Veriut vazhdon rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19. Në 24 orët e fundit prej 1.828 të testuarve kanë rezultuar 897 të infektuar (rreth 50%). Ministria e Shëndetësisë i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat janë si vijon:

  • Raste të reja: 897
  • Riinfektime: 215
  • Të vdekur: 2
  • Të vdekur të raportuar në Termini im: 0
  • Të shëruar: 638
  • Testime: 1.828

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 4 901. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri dhe Kumanova.

Nga fillimi i pandemisë:

  • Të infektuar: 325.279
  • Të shëruar: 311.015
  • Të vdekur: 9.363
  • Testime: 2.112.539

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button