Rusia do të braktisë Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar në vitin 2024 dhe do të ndërtojë të vetin

Rusia ka publikuar se do të tërhiqet nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) në vitin 2024 dhe do të ndërtojë stacion të vetin. Shefi i agjencisë hapësinore ruse Roskosmos, Juri Borisov, deklaroi se Rusia deri atëherë do t’i përmbush obligimet e veta, transmeton Portalb.mk.

SHBA dhe Rusia së bashku me partnerët e tjerë, punojnë së bashku me sukses në ISS nga viti 1998. Stacioni është projekt i përbashkët i pesë agjencive hapësinore, në të cilën nga viti 1998 u zbatuan mijëra eksperimente shkencore. SHBA dëshiron të vazhdojë funsionimi i saj edhe për gjashtë vite pas 2024-tës.

Në takimin me Vladimir Putin, Borisov tha se është sjell vendim për braktisjen e projektit në vitin 2024.

“Mendoj se deri atëherë do të fillojmë të formojmë një stacion hapësinor rus”, tha Borisov.

Është e paqartë se çfarë nënkupton kjo për ardhmërinë e ISS-së, përderisa nga NASA thanë se nuk kanë marrë raportim oficial nga Moska.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button