Portugalia është e gatshme të ndihmojë Maqedoninë e Veriut në procesin eurointegrues, vlerësoi kryediplomati portugez

Ministri i Punëve të Jashtme në Portugali, Zhoao Gomes Kravinjo, gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut ka theksuar që do të ndihmojë vendin në procesin eurointegrues, transmeton Portalb.mk.

“Kravinjo e informoi Kryeministrin Kovaçevski se Portugalia është e gatshme të ofrojë mbështetje politike dhe teknike, në vazhdimësi gjatë gjithë procesit eurointegrues”, raportojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Raportohet që temë e takimit Kravinjo – Kovaçevski ka qenë edhe bashkëpunimi në zgjidhjen e krizës ekonomike dhe energjetike.

Kravinjo gjithashtu realizoi takim edhe me presidentin e vendit, Stevo Pendarovskin, ku u diskutua për procesin eurointegrues, bashkëpunimin ekonomik dhe përforcimin e bashkëpunimit në kuadër të NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button