RMV, pjesëtarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ushtrisë dhe familjet e tyre e fituan pronësinë e banesave nga fondi i ish-APJ

Rreth katërdhjetë familje të pjesëtarëve të Ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes (MM) të cilët janë shfrytëzues të banesave nga fondi banesor i ish-APJ ose janë përfituar përmes shkëmbimit të pasurive të paluajtshme që kanë ardhur nga APJ, sot e fituan pronësinë të pronës tyre. Kontratat për blerjen dhe pronësinë e banesave nga ish-fondi i APJ-së ua dorëzuan Ministrat e Mbrojtjes dhe Transportit dhe Lidhjeve, Sllavjanka Petrovska dhe Bllagoj Boçvarski, raporton 24info, përcjell Portalb.mk.

Vetëm një vit më parë u shpallën procedurat dhe kushtet për dorëzimin e dokumenteve të nevojshme në përputhje me zgjidhjen ligjore të propozuar dhe hartuar nga Ministritë e Mbrojtjes dhe Transportit e Lidhjeve dhe e miratuar nga Kuvendi, kurse sot është zgjidhur çështja prej dy dekadash dhe pasiguria shumëvjeçare e katërdhjetë familjeve. Në proces e sipër është zgjidhja e çështjes së banesave edhe për 14 familje të tjera nga i njëjti fond, që për shkak të procedurave më të gjata administrative dhe sigurimit të dokumentacionit përkatës, ende nuk janë zgjidhur. Ministrja e Mbrojtjes Petrovska siguroi se shumë shpejt edhe ato do të zgjidhen pozitivisht.

– Tani jeni në pronën tuaj. Kështu krijohet Armatë e fortë. Kështu motivohen pjesëtarët që të jenë edhe më të mirë dhe akoma më të përkushtuar në detyrat e tyre. Thjesht, në Ushtri nuk ka vend për fjalë boshe dhe për premtime të paplotësuara, tha Petrovska pas dorëzimit të kontratave.

Ajo theksoi se atyre pjesëtarëve të ushtrisë që nuk kanë pasur mundësi të marrin banesë nga ky fond, Ministria e Mbrojtjes u paguan kompensim mujor për banim prej 9.000 denarë, sepse, siç tha, çdo pjesëtar i ushtrisë është njëlloj i rëndësishëm. .

– Me masat që janë parashikuar, ne e bëjmë të mundur që të mos ketë diskriminim mes ushtarëve tanë. Pjesëtarëve të Armatës dhe Ministrisë që sot i morën këto kontrata, dua t’ju falënderoj për këmbënguljen dhe durimin gjatë gjithë këtyre viteve dhe t’ju them juve dhe kolegëve tuaj se Ministria do të jetë gjithmonë mbështetja juaj, tha Petrovska.

Ministri Boçvarski theksoi se Qeveria është njëlloj e përqendruar për zgjidhjen e statusit të të gjithë qytetarëve të cilët për çfarëdo arsye deri më tani nuk kanë pasur mundësi ta zgjidhin çështjen e banimit.

– Sot, për të gjithë këta njerëz, pasiguria që zgjati dekada e dekada më parë, bëhet një mundësi reale për të blerë apartamentet e tyre dhe për të zgjidhur përfundimisht çështjen e banesave. Bëhet fjalë për një ligj që ka kaluar në Kuvend në vitin 2021 dhe i referohet personave të punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrisë apo ish-punonjësit që të mund të blejnë apartamentet e ndara nga ish-APJ, apartamente që u janë caktuar këtyre personave në shfrytëzim pa pas mundësi më parë që të fitojnë të drejtën e pronësisë, tha Boçvarski.

Kemi pasur shumë pyetje të hapura se si të zgjidhim këtë, shtoi Boçvarski dhe përmendi se gjithmonë në fund kishin ardhur në të njëjtin përfundim, se këta njerëz e meritojnë statusin e pronarëve të banesave që jetojnë në to edhe pas 30 vjetësh e më shumë, kurse për shkak të ndarjes së republikave të atëhershme iu shkurtua e drejta dhe mundësia për të realizuar të drejtën e pronës.

Siç theksoi ai, në përputhje me Ligjin, të drejtë për blerja kishin personat të cilët kanë vendim për ndarjen e banesave në shfrytëzim, e të cilët janë shtetas tanë ose janë të punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes apo Ushtri dhe personat të cilët me marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe një personi tjetër juridik, kanë krijuar punë te një punëdhënës tjetër dhe kanë punuar në Ministri, gjegjësisht në ushtri, të paktën 10 vjet ose e kanë fituar të drejtën e pensionit, personat nga familja e shfrytëzuesit të apartament nëse shfrytëzuesi është i vdekur dhe posedon dokument të përshtatshëm për posedim.

– Çmimi i shitjes së banesës caktohet në bazë të vlerës së ndërtimit, shpenzimeve për përcaktimin e tokës ndërtimore, lokacionit, amortizimit të banesës, çmimin e përcakton Sh.A. për Menaxhimin e Hapësirës Banesore dhe Afariste me Rëndësi për Republikën, tha Boçvarski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button