Në Maqedoninë e Veriut vazhdon rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19

Në Maqedoninë e Veriut vazhdon rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19. Në 24 orët e fundit prej 2 100 të testuarve kanë rezultuar 957 të infektuar (mbi 45%). Ministria e Shëndetësisë i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat janë si vijon:

  • Raste të reja: 957
  • Riinfektime: 210
  • Të vdekur: 2
  • Të vdekur të raportuar në Termini im: 0
  • Të shëruar: 616
  • Testime: 2.100

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 4 664. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri dhe Kumanova.

Nga fillimi i pandemisë:

  • Të infektuar: 324.382
  • Të shëruar: 310.377
  • Të vdekur: 9.361
  • Testime: 2.110.711

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button