Derivatet e naftës në Maqedoni nga mesnata me çmime të reja

Prej sonte çmimi i benzinës do të ulet për një denar për litër, ndërsa dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shiten për një denar e gjysmë më lirë. Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka marrë vendim, me të cilin çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 0.89 për qind, transmeton Portalb.mk.

Me uljen e fundit, Eurosuper BS-95 do të jetë 95,50 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 do të shitet për 98 denarë për litër. Nga sonte, një litër Eurodiesel BS në pompat e benzinave do të kushtojë 96 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të kushtojë 94,50 denarë për litër. Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet për 0,374 denarë për kilogram dhe do të jetë 52,840 denarë/kg.

Kursi i denarit kundrejt dollarit në periudhën e kaluar pas së cilës janë formuar çmimet me llogaritjen e mëparshme është më i ulët për 0,383 për qind.

Çmimet referencë të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen paraprake shënuan rënie mesatare: për benzinën për 1.050 për qind, për naftën për 1.596 për qind, për vajin ekstra të lehtë për 1.569 për qind dhe për naftën mazut rritje për 1.311 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button