Gabriel Bajram me shoqërim të policisë është marrë në pyetje për vjedhjen e energjisë elektrike në QTQ

Pas urdhrit dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Shkup, janë ndërmarrë disa masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit të vjedhjes së energjisë elektrike në Qendrën Tregtare të qytetit (QTQ) dhe prodhimin e bitcoin-it, informuan nga MPB për “Lokalno”, duke shtuar se për këtë rast është lëshuar urdhër për djalin e deputetit të ndjerë Amdi Bajram, Gabriel Bajram, transmeton Portalb.mk.

“Pas disa mos-përgjigjeve të ftesave dhe mosparaqitjes për bisedë zyrtare në stacionin policor, zyrtarët policorë nga Departamenti për çështje kriminale Qendër dhe Bit Pazar në SPB Shkup kanë privuar nga liria G.B (40) nga Shkupi dhe me të është zhvilluar bisedë në stacionin policor. Gjithashtu, në periudhën paraprake janë realizuar kontakte dhe bisedime zyrtare me autoritetet në EVN dhe Qendrën Tregtare të Qytetit Shkup, si dhe janë zhvilluar biseda zyrtare edhe me persona të tjerë. Ju njoftojmë se pas kompletimit të materialit në tërësi, Prokurorisë Themelore Publike Shkup do t’i dërgohet njoftim për masat e ndërmarra”, njofton MPB.

Gjoko Trajçevski, drejtori i SH.A. QTQ, së fundi në një deklaratë për media pranoi se ka pasur vjedhje të energjisë elektrike nga kompania e vëllezërve Elvis dhe Gabriel Bajram.

Pronarët e dyqaneve në QTQ prej muajsh theksojnë se pas zbulimit të depove të mbushura me platforma për “gërmim” të bitcoinit, dikush po vidhte rrymën këtu, por nuk pati asnjë reagim nga institucionet kompetente.

Sipas deklaratave të Trajçevskit, kompania e Bajramit për vite me radhë ka qenë e vendosur në bodrumin e QTQ-së.

Ndërkohë, në nëntor të vitit të kaluar, Ministria e Punëve të Brendshme kishte njoftuar, pas aksionit policor në QTQ, për çka paraprakisht ishte denoncuar se në magazinat e qendrës tregtare prodhohen ilegalisht kripto valuta, policia ka vërtetuar se nuk është kryer vepër penale.

“Sot në 14:45 në SPB Shkup, A.M ka paraqitur se në magazinat në QTQ “ka pasur të vendosur makina për prodhimin e kripto valutave”, përkatësisht se për shkak të pretendimit të tregtisë në internet me kripto valuta, persona të caktuar kanë kryer vjedhje të energjisë elektrike, me qëllim që të realizojnë kapacitetin e nevojshëm të makinave kompjuterike të tyre të nevojshme për tregti me kripto valuta. Nëpunësit policor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes sipas denoncimit, kanë biseduar me personat përgjegjës në QTQ dhe me përfaqësues nga EVN, me çka vërtetuan se për njehsorët që janë në pronësi private, nuk është vërtetuar asnjë lloj vjedhje e energjisë elektrike, pas çka është vërtetuar se nuk ekzistojnë elemente për kryerje të veprës penale, të dënuar sipas Kodit Penal”, njoftuan atëherë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button