Takim i ri për Ballkanin e Hapur: Do të diskutohet kriza e ushqimit dhe energjisë elektrike dhe trajtimi i zjarreve

Sot dhe nesër në Tiranë do të mbahet takim i grupeve të punës në kuadër të nismës “Open Balkans”, ku marrin pjesë Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia, transmeton Portalb.mk.

Sipas njoftimit të Qeverisë, grupet punuese do të kenë koordinim të detajuar për trajtimin e përbashkët të krizës me mungesën e ushqimit dhe energjisë elektrike, si dhe për rreziqet nga zjarret gjatë verës.

Gjithashtu, në rendin e ditës do të jetë edhe heqja e lejeve të punës.

“Në mbledhjen e grupeve të punës do të definohet edhe mënyra e aktivizimit të numrit të identifikimit për qytetarët e Ballkanit të Hapur, si dhe heqja e lejeve të punës”, thonë nga Qeveria.

Delegacioni ynë qeveritar do të kryesohet nga zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike, Fatmir Bytyqi, ku do të jenë edhe ministrat e Ekonomisë dhe Shoqërisë informatike dhe administratës, Kreshnik Bekteshi dhe Admirim Aliti, si dhe zëvendësministrat e Financave dhe Bujqësisë, Filip Nikoloski dhe Abdulshyqyr Abedini. Në takimet në Tiranë do të marrin pjesë koordinatorët kombëtarë për Ballkanin e Hapur Marjan Zabërçanec dhe për bashkëpunim rajonal Nola Ismajloska, drejtorët e Qendrës për Menaxhimin e Krizave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe këshilltarë dhe udhëheqës të sektorëve.

Në fillim të këtij muaji Kryeministri Dimitar Kovaçevski, mbajti takim online me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe njësoj, temat e diskutimit ishin intensifikimi i bashkëpunimit për tejkalimin e përbashkët të vështirësive në furnizimin me ushqim dhe energji, si dhe për të përballuar bashkërisht zjarret e mundshme në të tre vendet këtë verë.

Ndryhse, në nismën “Ballkani i Hapur” bëjnë pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button