Mickoski me akuza ndaj opozitës shqiptare – “A jeni në opozitë apo me pushtetin”, ASH: Nuk jemi vazal i VMRO-së

Kryetari i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot konfirmoi se mbetet në qëndrimin se për “propozimin francez” duhet të shkohet në referendum, por ende zgjasin konsutimet për atë se si duhet të jetë forma e referendumit dhe pyetjes, transmeton Portalb.mk.

Kreu i VMRO – DPMNE-së akuzoi partitë opozitare shqiptare se janë me pushtetin.

“Çdo kush që është kundër referendumit apo ka mbështetur qeverinë për miratimin e kornizës negociuese me BE-në, është instalacion i pushtetit.

Mickoski tha se ka dilema se a janë varianti rezervë i pushtetit.

“Unë nuk kam dëgjuar qëndrim të shqiptarëve në opozitë, por pas asaj që ata e mbështetën këtë fletë të letrës në Kuvend, kam dilema nëse janë fare opozitë apo janë variantë rezerë dhe pishinë për deputetët e pushtetit. Këtu tash më unë kam dilemë ku përkasin që të identifikojnë vetveten si opozitë të cilët ata duhet të dalin para opinionit me qëndrime në të cilat do ta kritikojnë pushtetin. Nëse ata e përkrahin atëherë unë nuk shoh se si ata mund ta indetifikojnë vetveten si opozitë”, tha Mickoski.

Ndaj kësaj deklarate të Mickoskit kanë reaguar ashpër partitë opozitare shqiptare. Nga Aleanca për Shqiptarët kanë thënë se, e kanë treguar që në fillim qëndrimin e vetë për procesin integrues të vendit dhe për atë që u quajt propozimi francez.

“VMRO-DPMNE në mesin tonë nuk do të gjejë partner vazal siç një kohë ka pasur BDI-në, e cila tani të njëjtin vazalitet ka edhe ndaj LSDM-së, thonë nga Aleanca për Shqiptarë pas deklaratës së liderit të VMRO-DPMNE-së se opozita shqiptare duhet të dalë me qendrim per referendum. Aleanca për Shqiptarët është vetëm e shqiptarëve dhe e popullit dhe llogari jep vetëm para popullit”, thuhet në reagimin e tyre.

Ndërkohë, Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa tha se, VMRO-DPMNE në mënyre maestrale koketon me BDI-në, duke u dukur në publik sikur sulmohen me njëra tjetrën, ndërsa rezultatet e kësaj “përplasje” VMRO-BDI janë në shërbim të rritjes së rejtingjeve partiake të këtyre subjekteve.

“Lëvizja BESA ka treguar qendrimet e veta opozitare dhe në gjithë këto muaj ka një sërë kritika ndaj Qeverisë aktuale në të gjitha sferat. Një gjë si duket nuk e kanë kuptuar partitë maqedonase, as VMRO-DPMNE po as LSDM, dhe ajo është se Lëvizja BESA nuk është subjekt politik që mund të drejtohet nga selitë e tyre partiake. Prandaj, një sygjerim miqësor për z.Mickoskin, shih veprimin e Lëvizjes BESA në gjithë këto vite dhe e kupton se në Lëvizjen BESA veprimet politike janë auktoktone, autonome dhe autentike!”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së në mbedhjen e së enjtes, pranoi iniciativën e liderit Hristijan Mickoski për referendum për ndryshimet kushtetuese me të cilat bullgarët duhet të futen në Kushtetutë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button