Lavrov: Perëndimi përdor Maqedoninë dhe Malin e Zi si “vegla” në lojën antiruse, njëjtë sikurse Ukrainën

Ekziston dallim mbresëlënës mes asaj që ndjejnë malazezët dhe maqedonasit ndaj Rusisë dhe asaj që Brukseli, BE-ja dhe NATO i detyrojnë politikanët e tyre të bëjnë, tha shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov në video intervistë për Asociacionin “Nashe Kino”, e cila u publikua në ueb faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme ruse, transmeton Portalb.mk.

“Ky është tentim të bëhet “vegla” në lojën antiruse. Ajo është e njëjta që tentuan ta bëjnë në Ukrainë dhe në një numër të madh të vendeve të Evropës Lindore”, shtoi Lavrov në intervistën e mbushur plot me ndjenja anti – perëndimore.

Intervista e Lavrovit është bërë me rastin e vdekjes së priftit Metodij, i cili shërbente në manastirin Valaamski në Rusi, ndërsa para një viti ndërroi jetë nga Covid – 19. Metodij kishte prejardhje nga fshati maqedonas Blatec, afër Vinicës. Lavrov theksoi se prifti ishte shumë i shqetësuar për ndryshimet që ndodhin në Maqedoni.

“Vendi u bë Maqedonia e Veriut që të hyjë në BE (ku nuk i pranuan dhe nuk do t’i pranojnë së shpejti, nëse nuk zgjidhet kjo çështje). Në vend të kësaj, ata i tërhoqën në NATO, filluan të nxisin ndjenja rusofobe, politikë agresive ndaj federatës ruse”, tha Lavrov.

Lavrov komentoi edhe “ripërtërirjen e unitetit eukaristik mes kishës serbe dhe maqedonase”, që në mënyrë automatike i kthen në bashkësi me Kishën Ortodokse Ruse.

Lavrov vlerëson se, ai ka qenë vendim i mençur i Kishës Ortodokse Serbe dhe patriarkut serb Porfirij, duke akuzuar patriarkun e Carigradit për intriga.

Nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut kanë reaguar në lidhje me këtë intervistë. Ata i kanë  quajtur pretendimet e Lavrovit si manipulim me ndjenjat e besimtarëve ortodoks dhe tentim për promovim të qëndrimeve të tij gjeopolitike.

“Në intervistë manipulohet me ndjenja religjioze të besimtarëve ortodoks në shtetin tonë dhe shfrytëzohet marrja e autoqefalisë së KOM-AO për promovimin e qëndrimeve gjeopolitike”, thuhet në reagimin e MPJ-së së RMV-së.

Më tej thuhet se, intervista është në kontekst të papranueshëm dhe theksojnë se, nga pavarësia e Maqedonisë deri sot ekziston unitet ndëretnik dhe ndërpartiak për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Kuvendi ynë para më shumë se 30 viteve miratoi vendim të njëzëshëm për këtë orientim të politikës së jashtme”, thonë nga MPJ duke shtuar se, vendimet e tilla për anëtarësimin në aleancat ndërkombëtare, si edhe çdo shtet tjetër sovran i miratojmë të udhëhequr ekzkluzivisht nga interesat tona me mbështetje të numrit më të madh të qytetarëve.

“Në vitet e kaluara të gjithë aktorët politike kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në impementimin e synimeve të këtilla”, thuhet në reagim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button