RMV, ekspertët e proceseve evropiane janë në pritje të një ftese nga qeveria për ekipet negociuese

Nëse organizatat civile marrin një ftesë nga qeveria, do të përfshihen ekipet negociuese të vendit me Bashkimin Evropian. Ndonëse disa prej tyre ishin kundër pranimit të kuadrit negociator me kërkesat bullgare të futura në të, duke e vlerësuar atë si precedent dhe bilateralizim të procesit të negociatave, ata janë ende të mendimit se ekspertiza dhe përvoja e tyre që kanë për proceset evropiane mund t’i forcojë shumë kapacitetet e ekipeve negociuese të vendit, transmeton Telma.

“Edhe në kontekst të qenit të hapur dhe përfshirjes së të gjithë aktorëve në këtë proces që udhëhiqet nga qeveria dhe institucionet e tjera, megjithatë është një proces që duhet të jetë transformues për shoqërinë. të shpresojmë që kufizimet e kornizës negociuese nuk kanë, vetvetiu, implikime lidhur me vetë klasterët, gjegjësisht ajo që pason në substancën e negociatave. në këtë kontekst, natyrisht nëse na ftojnë do të përfshiheshim”, thotë Simonida Kacarska, drejtore e Institutit për politikë evropiane.

 Ndryshe, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ka bërë të ditur të enjten se përbërja e ekipeve negociuese do të bëhet e ditur në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit.

Menjëherë pas kësaj, nga mesi i shtatorit, do të fillojë procesi i skriningut nga BE-ja për harmonizimin e legjislacionit të Maqedonisë me atë të Evropës, për çka qeveria njoftoi se ka harmonizim të përgjithshme prej 45 për qind. Hapi i parë do të jetë përditësimi i legjislacionit, përkatësisht rishikimi i legjislacionit evropian të miratuar pas viteve 2018-2019, kur vendi e zbatoi  skriningun shpjegues përgatitor me Unionin.

Menjëherë pas përditësimit të skriningut do të vazhdohet me skriningu dypalësh i ndarë në gjashtë grupe, aq grupe sa ka klasterë pas së cilave do të zhvilloheshin negociatat me BE-në. Simonida Kacarska beson se do të ketë punë në të gjitha grupet që do t’i nënshtrohen skanimit.

“Në secilin prej tyre kemi kapituj edhe te mire, por edhe të këqij, ne vete klasterët. në klasterin e parë, qëndrojmë relativisht mirë, nëse shikojmë çfarë është rasti me vendet që tashmë janë duke i zhvilluar negoaciata, dhe mbase aty duhet të kemi një përparësi sepse ai do të mbetet i hapur deri në fund të negociatave dhe është vendimtari për ato. megjithatë këtu do të kemi si shtesë planin e veprimit për mbrojtjen e pakicave kombëtare, me temat specifike që do të përfshihen, kështu që do të shohim se si do të zhvillohen punët më tutje”, tha Kacarska.

Për afatin prej 18 muaj në të cilën paralajmërohet se do të përfundojë skriningu për respektimin e legjislacionit evropian nga Maqedonia, Kacarska vlerëson se është reale dhe e pritshme.

Por në kontekstin e kornizave kohore rreth skriningut, që Kacarska shpreson se do të ndodhë shpejt, është shqyrtimi i raporteve të Komisionit Evropian për vendin, të cilat në rastin e vendeve të tjera, si Serbia, shpesh kanë zgjatur shumë me çka është zgjatur procesi i skriningut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button