Spasovski: Zjarret në vend janë vënë nën kontroll

Komiteti drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhim me kriza sot ka mbajtur takim në të cilin është shqyrtuar gatishmëria për ballafaqim me zjarret, me ç’rast është konkluduar se disa zjarre që shpërthyen në vend janë vendosur nën kontroll, njofton Portalb.

Zjarret rë cilin ishin aktiv në Komunën e Berovës, si dhe zjarret e tjera në shtet janl vendosur nën kontroll. MPB-ja, së bashku me QMK-në, ARM-në dhe DMSH-së janë në kujdestari dhe mbikëqyrje të përhershme 24-orëshe të zjarreve”, shkroi në faqen e tij në Fejsik ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Paraprakisht Vllado Klinçarski nga NP “Pyjet e Maqedonisë – Maleshevo” – Berovë për MIA-n deklaroi se në koordinimin e sapopërfunduar të institucioneve të përfshira në ballafaqimin me zjarret në rajonin e Berovës është paralajmëruar se sërish do të kenë mbështetje nga ajri, dhe se një helikopter policor fillon herët në mëngjes me shuarjen e zjarrit, ndërsa që Er traktori kyçet sipas nevojës.

Ai theksoi se mbetet edhe një pjesë e përfshirë me zjarrin që të kontrollohet, për shkak të problemeve me erën e fuqishme dhe temperaturat e larta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button