RMV, 4 të vdekur dhe 779 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Në Maqedoninë e Veriut vazhdon rritja alarmante e të infektuarve me COVID-19. Vetëm në 24 orët e fundit prej 1.613 të testuarve, pozitivë kanë rezultuar 779 persona. Ministria e Shëndetësisë i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend për 24 orët e fundit, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat janë si vijon:

  • Raste të reja: 779
  • Riinfektime: 173
  • Të vdekur në 24 orët e fundit: 4
  • Të vdekur të raportuar në Termini im: 0
  • Të shëruar: 477
  • Testime: 1.613

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 3.838. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri dhe Kumanova.

Nga fillimi i pandemisë:

  • Të infektuar: 321.386
  • Të shëruar: 308.199
  • Të vdekur: 9.349
  • Testime: 2.104.009

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button