AUV: Nëse hani sanduiçë, shmangni salcat që nuk ruhen në frigorifer

Rritja e temperaturave ditore dhe vala aktuale e të nxehtit, e cila sipas meteorologëve do të sjellë mbi 40 gradë celsius në rajone të caktuara, shton rrezikun e helmimit nga ushqimi. Në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), kujtojnë se temperaturat e larta janë rrezik potencial për shëndetin e kafshëve, nëse nuk merren masa për to në kohë për të siguruar sasi të mjaftueshme të ushqimit dhe ujit të pijshëm të sigurt, transmeton Portalb.mk.

“Për të parandaluar shfaqjen e helmimit nga ushqimi, është e nevojshme të bëhet zgjedhja e duhur me rastin e blerjes së tij, të sigurohen kushte adekuate të transportit dhe ruajtjes. Të kihet kujdes me pamjen, datën e skadencës dhe ruajtjen e duhur, të blihen ushqime nga vendet e verifikuara ku ka kushte dhe ku mbahen produktet, veçanërisht ato që prishen shpejt me origjinë shtazore se ruen në pajisje ftohëse”, thotë AUV.

Nga atje bëjnë thirrje që të shmanget blerja dhe konsumimi i ushqimeve me ambalazh të dëmtuar (të shtypur, të fryrë apo të plasaritur), produkte të ftohta apo të ngrira të blihen në fund dhe të shmangen ushqimet që prishen si mishi, qumështi, vezët etj. të ruajtura për një kohë të gjatë në makina dhe mjete të tjera transporti. Gjithashtu, duhet të shmanget blerja e ushqimeve të ftohta ose të ngrira që prishen që mbahen jashtë frigoriferit ose ngrirësit.

“Ushqimi i ftohur duhet të mbahet në temperaturë më të ulët se 5 gradë Celsius dhe ushqimi që duhet të gatuhet duhet të përpunohet në temperaturë më të lartë se 60 gradë Celsius. Përpara përdorimit, frutat dhe perimet duhet të lahen mirë nën ujë të rrjedhshëm, mishi, qumështi dhe vezët duhet të përpunohen mirë gjatë gatimit. Pas përgatitjes, ushqimi i ftohur duhet të ruhet në frigorifer. Ushqimi i gatuar duhet të mbahet në raftet më të sipërme, ndërsa ushqimi i papërpunuar në raftet e poshtme”, thotë AUV.

Nëse hani në objekte hotelerie, shtojnë ata, duhet pasur kujdes që ata të jenë operatorë ushqimorë që kujdesen për higjienën dhe sigurinë ushqimore dhe të kenë reputacion të mirë.

“Në objektet e ushqimit të shpejtë shmangni aditivët që nuk qëndrojnë në frigorifer, si majonezë, keçap, sallata krem, salca. Nëse mendoni se ushqimi nuk është i sigurt, mos e rrezikoni, hidheni”, theksojnë në AUV.

Nga atje kujtojnë se rritja e temperaturave është stres për çdo kafshë që mund të manifestohet me ulje të konsumit të ushqimit, rritje të nevojës për ujë, ulje të prodhimit të qumështit dhe rritje të dobët.

“Përqindja e lartë e lagështisë dhe ajri i pamjaftueshëm në ndërtesa mund të shkaktojnë goditje nxehtësie te kafshët dhe djegia nga dielli shfaqet si rezultat i ekspozimit të menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë në diell. Rezultati mund të jetë fatal në të dyja rastet nëse nuk veprohet në kohë. Puna e palodhur apo transportimi i kafshëve në temperatura të larta kontribuon më tej në përkeqësimin e gjendjes”, thotë AUV.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button