Është ngritur aktakuzë kundër tre personave për vrasjen e hendbollistit Denis Tot, të akuzuarit do të mbeten në paraburgim deri në fillim të gjykimit

Pas procedurës hetimore, Prokuroria Themelore Publike në Shkup sot ka ngritur aktakuzë kundër tre personave për veprën penale Vrasje nga neni 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal. Mes të pandehurve është edhe një vajzë 19-vjeçare, e cila sipas videos së publikuar është kthyer për ta shqelmuar hendbollistin e rënë e të plagosur rëndë.

Gjykimi do të fillojë së shpejti në Gjykatën Themelore Penale Shkup.

Ndryshe, ngjarja kriminale ka ndodhur më 7 prill, në orët e hershme të mëngjesit, para një lokali nate në Shkup, kur të dyshuarit pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër verbale kanë sulmuar shtetasin kroat tashmë të ndjerin dhe i kanë goditur disa grushte dhe shkelma. I ndjeri nga goditjet ka rënë dhe ka goditur asfaltin me pjesën e pasme të kokës dhe ka humbur ndjenjat. Të tre të dyshuarit kanë vazhduar ta godasin në kokë dhe më pas pa e ndihmuar janë larguar nga vendi i ngjarjes. Një person i punësuar në klubin e natës ka lajmëruar ambulancën, pas çka i ndjeri është transferuar në Qendrën Emergjente në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”. Sipas informacioneve të marra nga mjekët që kanë pranuar tashmë të ndjerin, personi ka pasur atak kardiak, ënjtje masive të trurit, prerje e gjuhës dhe temperaturë të lartë trupore. Pas pranimit, i njëjti është vendosur në respirator dhe ka qenë në rrezik për jetën, ndërsa të nesërmen edhe përkundër tentimeve për reanimim ka ndërruar jetë, potencojnë nga Prokuroria Publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button