RMV, një 23-vjeçar në mesin e 4 personave të vdekur me COVID-19, 770 raste të reja

Në Maqedoninë e Veriut vazhdon rritja alarmante e të infektuarve me COVID-19. Vetëm në 24 orët e fundit prej 2.043 të testuarve kanë rezultuar 770 të infektuar. Ministria e Shëndetësisë i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend për 24 orët e fundit, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat janë si vijon:

  • Raste të reja: 770
  • Riinfektime: 207
  • Të vdekur në 24 orët e fundit: 2 (23-vjeçar nga Sveti  Nikole dhe 76-vjeçar nga Shkupi)
  • Të vdekur të raportuar në Termini im: 2 (73-vjeçar nga Radovishi dhe 66-vjeçar Kriva Pallanka)
  • Të shëruar: 321
  • Testime: 2.043

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 3.121. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri dhe Kumanova.

Nga fillimi i pandemisë:

  • Të infektuar: 319.806
  • Të shëruar: 307.342
  • Të vdekur: 9.343
  • Testime: 2.096.095

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button