fbpx

Vinica, Shtipi dhe Pehçeva do të jenë komunat e para që do të fillojnë pastrimin e deponive, ndërsa për Verilindjen do të kërkohet kompani e re

Në disa nga komunat e rajonit të planifikimit Lindor është drejt përfundimit përgatitja e dokumentacionit për planifikim-urbanistik për pastrimin e deponive komunale jo standarde dhe vendet ku ka të grumbulluara mbeturina, ndërsa një pjesë e pushtetit vendor ende po punojnë për përgatitjen e dokumentacionit, që është parakusht për të filluar procesin. Komuna e Vinicës, Shtipit dhe Pehçevës do të jenë të parat që do të fillojnë me pastrimin e mbeturinave të grumbulluara në lokacione të ndryshme, sepse atje më së shpejti po zhvillohet përgatitja e dokumentacionit, njoftojnë për Meta.mk nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Për dallimi nga realizimi në rajonin e planifikimit Lindor, pastrimi dhe rikultivimi i mbeturinave dhe deponive në rajonin e planifikimit Verilindor do të pret ende.

“Për rajonin Verilindor kompania e zgjedhur për rtealizimin e punimeve ka hequr dorë e tani sërish po zhvillohet procedura e përzgjedhjes së një kompanie tjetër që do të kryejë pastrimin. Procedurën po e menaxhon Ministria e Financave dhe EUD”, thanë për Meta.mk nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Kjo praktikisht do të thotë se e gjithë procedura e tenderit, për komunat që ndodhen në Verilindje të vendit, do të duhet të përsëritet. Ndryshe, për mbylljen e deponive ekzistuese jostandarde dhe deponive të mbeturinave në dy rajonet e planifikimit, janë zgjedhur një kompani gjermane dhe një turke, të cilat u desh të punojnë ndaras në aktivitetet e kultivimit të lokacioneve të përcaktuara në të dy rajonet.

Pastrimi dhe rikultivimi i lokacioneve të ndotura në rajonet e planifikimit Lindor dhe Verilindor bëhet përmes fondeve të siguruara prej rreth 10 milionë euro dhe ato duhet të përdoren për mbylljen e deponive jo standarde në 18 komuna të dy rajoneve, por edhe për pastrimin e mbetjeve që janë të hedhura në rreth 30 loakcione me bërrllok.

Në fazën e mëtejshme të realizimit të projektit, në të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale, të të dy rajoneve të planifikimit, duhet të mënjanohen deponitë e paligjshme ekzistuese. Sipas të dhënave të organeve kompetente, në rajonin Lindor janë regjistruar gjithsej 12 deponi komunale jo standarde dhe 72 deponi të egra të plehrave, ndërsa në rajonin verilindor janë gjithsej gjashtë deponi komunale për pastrim dhe 32 deponi të paligjshme të plehrave.

Procedura e përgjithshme për pastrimin dhe rikultivimin e lokacioneve përfshin disa aktivitete. Fillimisht do të ndalohet hedhja e mbeturinave shtesë në deponitë ekzistuese dhe vendet ku ka të grumbulluar bërrllok dhe krahas pastrimit të plehrave të grumbulluara do të bëhet edhe rrethimi i të gjithë hapësirës.

Si aktivitete të mëtutjeshme, ndërmarrjet komunale publike në secilën komunë do të jenë të obliguara që të kujdesen për lokacionet e rikultivuara, me ç’rast një herë në vit do të duhet ta monitorojnë cilësinë e ujërave nëntokësore dhe bëjnë inspektim vizual të terrenit. Njëkohësisht do të ngarkohen me pastrimin e kanaleve për ujëra atmosferike, dy herë në vit duhet ta prejnë barin dhe të bëjnë vëzhgim topografik në lidhje me uljen e trupit të deponisë dhe qëndrueshmërinë e mbulesës që do të vendoset.

Ndryshe, në vitin 2021 procedura për fillimin e pastrimit dhe rikultivimit të deponive dhe mbeturinave në rajonet planore Lindore dhe Verilindore është shtyrë disa herë. Premtimi fillestar që u bë në fillim të vitit të kaluar ishte se aktivitetet e planifikuara do të fillonin gjatë muajit mars 2021.

Afatet e përcaktuara janë shkelur disa herë, fillimisht për shkak të përzgjedhjes së kompanive që do të mbikëqyrin punimet dhe më pas për detyrimin e secilës komunë për të përgatitur dokumentacionin e duhur planifikues dhe urbanistik.

Për shkak të serisë së aktiviteteve që duhen kryer në çdo lokacion të veçantë të stërmbushur me bërrllok, për pastrimin dhe rikultivimin e deponive dhe lokacioneve me bërrllok është e domosdoshme periudhë kohore prej një viti.

Menaxhimi joadekuat i mbetjeve aktualisht shkakton probleme të shumta me ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës në të dy rajonet e planifikimit. Pakënaqësia më e madhe e qytetarëve është nga djegia e mbeturinave në deponitë ekzistuese, që ka shkaktuar probleme të veçanta vitin e kaluar në komunat e Shtipit, Vinicës dhe Koçanit. Në lokacione të tjera, siç është rasti i deponisë së Kumanovës “Krasta”, në afërsi të mbeturinave të akumuluara, ka sipërfaqe të mëdha të mbjella me kultura të ndryshme bujqësore, gjë që paraqet rrezik për sigurinë e ushqimit që prodhohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button