Janë lëshuar në procedurë kuvendore ratifikimet e protokolleve për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës në NATO

Qeveria i lëshoi në procedurë kuvendore Propozim-ligjet e veçanta për ratifikim të Protokollit drejt Marrëveshjes Veriatlantike lidhur me inkuadrimin e Mbretërisë së Suedisë dhe Republikës së Finlandës, me qëllim që të krijohen parakushte formale juridike, pas hyrjes në fuqi të Protokolleve, të dy vendet që të mund të inkuadrohen drejt NATO-s, njofton Portalb.

Kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski dhe anëtarët e Qeverisë publikisht e mbështetën iniciatën e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO dhe që në maj është dhënë pajtueshmëri për pranim të së dy vendeve në NATO.

“Protokollet drejt Marrëveshjes Veriatlantike lidhur me inkuadrimin e Mbretërisë së Suedisë dhe Republikës së Finlandës janë nënshkruar në Bruksel më  5 korrik 2022 nga përfaqësues të autorizuar të shteteve-anëtare të NATO-s”, thuhet në kumtesën nga pres-shërbimi qeveritar.

Republika e Maqedonisë së Veriut, thuhet në kumtesë, dha mbështetje të plotë për politikën e dyerve të hapura të NATO-s, duke e mbështetur zgjerimin e mëtejmë, si dhe anëtarësimin e Mbretërisë së Suedisë dhe Republikës së Finlandës në Aleancën Veriatlantike duke e vlerësuar si hap të rëndësishëm dhe kontribut për përforcim të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë, duke e pasur parasysh sulmin e paarsyeshëm ushtarak ndaj Ukrainës nga ana e Federatës Ruse.

“Suedia dhe Finlanda kanë zhvilluar nivel shumë të lartë të bashkëpunimit me NATO-n dhe anëtarësimi i tyre do ta përforcojë forcën politike të Aleancës, ndërsa me pranimin e tyre Aleanca demonstron unitet”, shtojnë nga Qeveria.

Finlanda dhe Suedia zyrtarisht aplikuanqë të anëtarësohen në Aleancën e NATO-s më 18 maj të këtij viti. Përfaqësuesit e dy shteteve kanë dorëzuar aplikimet në selinë e aleancës në Bruksel. Procesi i pranimit pritet të zgjasë dy javë, ndërkaq ratifikimi në parlamentet e 30 shteteve anëtare deri në një vit, kanë thënë diplomatët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button