Analizë: Korrupsioni arsyeja kryesore për shpërngulje të të rinjve nga RMV

Katër nga dhjetë të rinj do ta braktisnin shtetin për shkak të shkallës së korrupsionit, ndërsa çdo person i tretë i ri konsideron se pikërisht korrupsioni është motivimi kryesor që të inkuadrohet dhe të kontribuojë në luftën kundër veprimeve korruptive. Vetëm katër për qind e të rinjve mendojnë se gjendja e këtillë i detyron të bëhen pjesë e zinxhirit të korrupsionit. Këtë e tregon analiza e bërë nga ana e Youth Alliance në të cilën kanë marrë pjesë mbi 440 të rinj nga i gjithë vendi, njofton Portalb.

“Luftën e deritanishme kombëtare kundër korrupsionit, të rinjtë e vlerësojnë me notën dy, ndërsa inkurajon fakti se pothuajse dy e treta prej tyre (64 për qind) kanë deklaruar se deri tani drejtpërdrejtë nuk kanë marrë pjesë në aktivitete korruptuese. Të pyetur për atë se si e identifikojnë korrupsionin, të anketuarit e rinj në përqindjen më të lartë kanë deklaruar se ajo paraqet ‘të holla në indeks për profesorin/eshën’ (57 për qind), një e treta se ato janë punësimet partiake, ndërsa përqindje më të vogël se ato janë ‘kuti me çokollata për mjekun’ (7 për qind), gjegjësisht ‘dhuratë në vlerë deri më 1.000 denarë’ (3 për qind)”, kumtoi Youth Alliance.

Infografik nga analiza për korrupsion; Foto Youth Alliance

Sipas analizës, të rinjve më së shumti u pengon korrupsioni në sferat e gjyqësisë (58 për qind), shëndetësi (27 për qind) dhe administratën shtetërore (18 për qind), ndërsa më pak këtë e identifikojnë si problem tek policia (7 për qind). Pothuajse numër identik i tyre kanë thënë se janë të njoftuar me kanalet përmes të cilëve mund të luftojnë kundër korrupsionit me ata të cilët kanë deklaruar se nuk kanë informata të tilla.

Gjithashtu, për të rinjtë më e rëndësishme është që të rinjtë të jenë të vendosur dhe të drejtë (mbi 50 për qind), pastaj transparent (mbi 15 për qind), ndërsa më së paku dëshirojnë të jenë autoritar (6 për qind).

Infografik nga analiza për korrupsion; Foto Youth Alliance

“Është e dukshme se sipas kësaj analize  korrupsioni paraqet një nga problemet më të mëdha të cilin e notojnë të rinjtë, ndërsa si pjesë e zgjidhjes është përkushtimi i plotë drejt ndërtimit të shoqërisë transparente. Promovimi i aktivitetit rinor dhe ngritja e zërit të të rinjve është qëllimi ynë kryesor në realizimin e këtoj Proekti. Në mënyrë plotësuese, përmes aktiviteteve të këtilla dhe të ngjashme kontribuojmë për ngritjen e dijenisë dhe vetëdijes midis të rinjve për rëndësinë e proceseve të transparencës dhe llogaridhënies në sjelljen e vendimeve nga ana e autoriteteve në nivel kombëtar dhe lokal”, thotë Anelija Mitrova, koordinatore e proejtktit në Youth  Alliance.

Analiza është realizuar nga ana e Youth Alliance në periudhën nga prilli deri në qershor të këtij viti, me mbështetje të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) dhe NED.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button