fbpx

Von der Leyen: Rusia duhet të paguajë një çmim të lartë për luftën në Ukrainë

Bashkimi Evropian ka propozuar këtë të premte paketën e re të sanksioneve kundër Moskës, ku përfshihet ndalim i importit të arit rus dhe ndryshime ligjore për të parandaluar masat aktuale që pengojnë dërgesat e ushqimit, transmeton REL.

“Lufta brutale e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon pa pushim. Prandaj, sot ne propozojmë të ashpërsojmë sanksionet tona kundër Kremlinit, t’i zbatojmë ato në mënyrë më efektive dhe t’i zgjasim deri në janar të vitit 2023.

Moska duhet të vazhdojë të paguajë një çmim të lartë për agresionin e saj”, deklaroi të premten presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Masat e reja konsiderohen si një paketë e limituar sanksionesh në krahasim me gjashtë paketat e sanksioneve të mëparshme të vendosura që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, të cilat goditën shërbimet financiare ruse, naftën dhe qymyrin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button