Një tufë tregimesh për dashurinë nga autori Gi Dë Mopasan

Këtë autor francez, tregimesh, novelash e romanësh, që u paraqit në botën letrare me shkrimet e tij realiste dhe natyraliste, që e pranoi bota e lexuesve, sepse kishte një stil shkrimi të ndërthurjes së një dimensioni të jashtëzakonshëm. Jeta e tij prej fëmijërie e deri në moshë më të thyer, pësoi shumë ndryshime në një familje të përçarë por me dashurinë e madhe të nënës që kishte një kulturë të gjerë letrare. Ndoshta edhe mësimi në institutin fetar IVETO, dhe më tutje e bëri atë që ai të regjistrohet në lice e më vonë në fakultetin e drejtësisë, që i mundëson të ushtrojë detyra të ndryshme ndër ministri, gjë që në fund i lë krejt dhe i përkushtohet shkrimeve. Shoqërimi me Gustav Floberin, Emil Zolën, Turgenjevin, vëllezërit Gonkur, e bën që ta ndryshojë mënyrën dhe stilin e shkrimeve. Bëhet i famshëm dhe i pasur. Kjo e bëri të udhëtojë shumë e të njihet me njerëz të ndryshëm e kultura të ndryshme. Mopasani është natyralist. Atë që e mendon e thotë. Kështu duke i lexuar tregimet e tij, njeriu ndjen një sinqeritet dhe realizëm që t’i ngjeth mishrat.
Është letra e një zonje drejtuar Atij, dhe përgjigja letrës së saj.
“PËRKËDHELJET”- titullohet letra që ia dërgon mikja e tij JEMERIERE. Kjo i drejtohet në mënyrën e saj se dashuria për të është ta shikojë nga afër, ta ndjejë shikimin e tij nga afër dhe ta ndjejë përkëdheljet e zemrës. Ajo është kundër çdo gjëje fizike, sepse sipas saj organet e shqisave janë të neveritshme, të pista, brutale… që pa u skuqur gratë nuk mund të bëjnë fjalë, veçse me zë të ulur. Ajo përfundon se do ta urrente po t’a mirrte atë që e donte prej saj, por, përfundon”…dhe dashuromëni, nëse dëshironi, unë ju lejoj”.
PËRGJIGJJA e MOPASANIT
Ai ia kujton vargjet e De Muse-së:
“Në s’janë hyjnorë këto çaste, janë të tmerrshme…”
Ai i përgjigjet zonjës në mënyrën e vet, duke i treguar shumë mendime nga aspekti i i tij, me atë që thotë se ka lexuar shumë e i sugjeron t’i lënë mënjanë moralistët dhe mjekët të flasin për trupin, poetët që i quan mashtrues të vetes, që i bashkojnë shpirtrat e papërlyera dhe lumturinë jo materiale, gratë me detyrat e tyre të rëndomta, burrat e arsyeshëm në nevojat pa vlerë, t’ i lënë doktrinarët me doktrinat e tyre, priftërinjtë me porositë e tyre.
Ai në një vend të letrës shkruan:” Ne duam para se të gjithash përkëdheljen që të deh, të rrëmben, të rraskapit, të ndez që është dehëse si parfumi, më i lehtë se flladi…
Ai shton edhe një gjë duke i thënë zonjës:” Më lejoni zonjë t’ju them një të vërtetë, që ju s’do ta gjeni në asnjë libër:
” Të vetmet gra të lumtura në këtë tokë, janë ato që nuk iu mungon asnjë përkëdhelje…” .
Kështu e përfundon letrën duke thënë në fund se gratë ëndërrojnë jetën plot buzëqeshje…sepse përkëdhelja zëvendëson gjithçka, shëron gjithçka, ngushëllon gjithçka.
Në tregimin tjetër të titulluar “MARROKA” ai një një letërkëmbim me mikun e tij i cili i kërkon autorit të tregojë çdo gjë për jetën e tij, kuturisjet, përshtypjet e historitë e dashurisë në Afrikë, ky i tregon me pakë fjalë se aty ku gjendej, kishte plot dashuri.. një dashuri e tërbuar. Ai thotë ndoshta nxehti, ajri përherë i përvëluar, shiroku i rëndë, në një kontinent, e përfshijnë gjakun, tërbojnë mishin, e egërsojnë. Kështu e tregon historinë e njohjes me një maurë, zezake , trupmadhe, e derdhur si statujë, gojë të gjerë, buzë të përthyera mishtake, me sy shumë të mëdhenj flokë të zinj, me një theks grykor, rrr-jat rrokulliseshin si qerre- i shkruan në letër mikut.
Në gjirin e BUXHUIJËS, ku qyteti duket si një njollë e bardhë në atë shpat të gjelbër, pra është si shkuma e një ujëvare që bie në det, gjendet ai. Buxhia është qyteti i rrënojave, porta e vjetër saraçene…me ato shtëpi të vogla e të ultë ku nuk duken dritaret.
Po ja rastësia e bën të veten. E takon gruan e re që quhet Marrokë, vajzë e kolonëve spanjollë e martuar për një francez, të quajtur Portabes, dhe në fillim keq e pastaj duke u parë çdo ditë në bregdet, afrohen, e bëhen më shumë se miq. Ai i përshkruan momentet e dashurisë së tyre të egër. E përshkruam Marrokën me një sensibiltet të tillë në fillim dhe kur ajo e thërret të shkojnë në shtëpi të saj e të silleshin si te ky, ai në fillim me drojë e pastaj duke e parë Marrokën të pafrikshme, si të çmendur, e cila e bindi të shkojë te ajo, e në pyetjen se a e do burrin ajo i thotë shumë, e ky sërish e pyet:
-Po mua?- ty edhe më shumë- i përgjigjet
E një natë vjen burri. Ky fshihet nën shtrat. Ai merr diçka dhe del. Ky i ngrirë nga frika, e pyet atë:
-Po sikur të më kishte parë yt shoq?
-Nuk kishte asnjë rrezik
– Po sikur t’i binte për tokë kapela ai…
– Ai nuk do ishte çuar më.
Ai i habitur e shikon atë që me një djallëzi zgjat dorën drejt karriges dhe gishti i saj me buzët gjysmë të hapura dhëmbët në majë.. e tregonin sëpatën e vogël për të prerë dru, tehu i mprehtë i së cilës shkëlqente. Dhe përfundon :
-Ja i dashuri mik këtu si kuptohen detyrat bashkëshortore, dashuria, mikpritja…
“E VDEKURA”- është tregimi tjetër për dashurinë. Gjuha, përshkrimi i Mopasanit janë të asaj natyre, kur i lexon, hyn n’atë botë të imagjinatës e realitetit, dhe hamendesh me pyetjen ku jam ?
E cilës t’ besosh? Në vetën e parë, origjinal, autori flet:” E doja çmendurisht. Pse dashurojmë? Ai nuk do të tregojë historinë e dashurisë së tyre. Sipas tij dashuria ka vetëm një histori. Që ripërtërihet ngaherë. Ai është shumë i lumtur që kishte jetuar një vit me ëmbëlsinë e saj, ledhatimet, shikimin, krahët e saj, fjalët rrobat…dhe një ditë ajo vdiq. Si? Nuk e di ai, por një ditë në shtëpi ishte kthyer me rroba të lagura nga shiu. Ishte kollitë një javë pastaj kishte zënë shtratin. Mjekët shkonin e shkruanin receta, pinte ilaçe…e këtij i kujtohej frymëmarrja e saj e dobët , ditën që vdiq.
Ai qante për të
-Ooo Zot, o Zoti im. E groposën. Ajo në varr.
Ai iku nga qyteti, më gjatë. Kur u kthye nga Parisi, ai e sheh dhomën përplot me kujtimet e saja. Çdo send në shtëpi e përkujtonte atë, pasqyra ku krihej e që pasqyronte aq gjëra…e dikur në delir del e pa vetëdije niset drejt varrezave ku e gjen varrin e saj me mbishkrimin: DASHUROI.
U DASHURUAN.
DHE VDIQ
Ai deshi vetëm një natë të qëndrojë pranë varrit të saj. Vetëm një natë. Ai jep një përshkrim gati të trishtë të varrezave, tokës, , një lloj kopshti i braktisur plot me qiparisë e trëndafila të egër, dhe ri aty vet, dhe fillon natën të ecë pa bërë zhurmë …e humbi varrin e saj
Filloi ta kërkonte, e kaplon një frikë rrëqethëse…kur dëgjon një zhurmë. Gati sa s’vdes nga frika. Ai sheh se si çohen rrasat e varrit, dalin skelete të zhveshura, e shikonin mbishkrimin mbi gurin e varrit të vet, e merrnin një gur të mprehtë, i fshinin ato fjalë dhe shkruanin diçka tjetër. E shkruanin të vërtetën. Dhe Ai lexoi në fillim: “Këtu fle Zhak Olivanti. Vdiq në moshën 51 vjeç. E donte familjen e vet. Ishte i mirë dhe i ndershëm. Vdiq në paqen e Zotit”.
Pasi i lexon i vdekuri fjalët e shkruara, i fshin dhe ngadalë shkruan me germa të shndritshme: ” KËTU FLE ZHAK OLIVANTI..VDIQ NË MOSHËN 51 VJEÇ. ZEMËRZI , SHPEJTOI VDEKJEN E TË ATIT, PËR T’I MARRË PASURINË. IA NXIU JETËN GRUAS DHE FËMIJËVE.MASHTROI FQINJËT E VET DHE VODHI SA MUNDI. VDIQ NË MJERIM”.
I vdekuri ka mbetur duke kundruar. Ai sheh se krejt varret kanë hapë dhe skeletet ishin duke i fshirë gënjeshtrat e shkruara mbi varre.. Ai pa se të gjithë të vdekurit kanë qenë xhelatë, mllefqarë, hipokritë, gënjeshtarë, kopuk, shpifës, ziliqarë.. të gjithë ata kishin qenë mashtrues të mëdhenj…ai pa frikë vrapon te varri i të dashurës që ta sheh. E njeh, të mbështjellur me qefin dhe mbi kryqin ku më herët ishin fjalët; “Dashuroi, u dashuruan dhe vdiq” , ai dallon mbishkrimin:
DOLI NGA SHTËPIA PËR TË TRADHËTUAR TË DASHURIN
E LAGUR NGA SHIU, U FTOH DHE VDIQ.
Ai mbaron me atë se e kishin gjetë në agim atje te varrezat, gati pa shpirt.
Gi dë Mopasani rrëfen mbi dashurinë, …dhe sikur bën një ecejake nëpër fatet njerëzore, duke e rrëfyer të veten. Shoqëria në të cilën jetoi dhe veproi, ai e paraqet gati bardh e zi. Si natyralist që ishte, me gjuhën shpatë i pret të gjitha anomalitë e shoqërisë, mentalitetin francez borgjez, jetën që ai nuk e quante si të tillë, hipokrizinë, shtirjet, egoizmin, maskarallëqet, luftën për interes , vjedhjet, gënjeshtrat që ishin një përditshmëri e zakonshme. Këto do t’i tregojnë edhe shokët e kolegët e tij shkrimtarët, Floberi, Zola Turgenjevi, Çehovi, Balzaku…
Ishte një fenomen , ku nderi ishte një fjalë gati e fshirë nga kujtesa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button