Kaosi në trafik prezent edhe në Gostivar, komuna nga nesër fillon me zbatimin e disa masave lehtësuese

Kaosi në trafik është i pranishëm edhe në Gostivar. Komuna e kësaj të fundit njofton se në mënyrë për të lehtësuar trafikun gjazë verës kur vijnë edhe mërgimtarët, nga nesër kanë sjellë disa vendime të cilat do të zbatohen në këtë drejtim, transmeton Portalb.mk.

Komuna e Gostivarit bën të ditur se nga nesër:

  • Oborret e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme shndërrohen në vend-parkime të cilat do të jenë falas,
  • Në bulevardet “Goce Dellçev” dhe “Vllezërit Gjinoski”, në pjesën qendrore të qytetit, reptësisht të respektohet parkimi sipas rregullave dhe dispozitave;
  • Ndërmarrja Publike “Parkingje dhe gjelbërime” do të sigurojë bileta ditore, javore, dyjavore dhe mujore për parkim, të cilat do të shiten në disa shitore dhe kiosqet Tobako me çmime të arsyeshme;
  • Së bashku me Kryqin e Kuq do të shpërndahen fletushka për siguri më të madhe në trafikun rrugor dhe do të shpërndajmë ujë për qytetarët gjatë ditëve të nxehta;
  • Policia do të rrisë patrullimin dhe së bashku me shërbimin e merimangës do të jenë në terren me orar të zgjatur;
  • Ka konsultime që edhe pronat private të cilat mund të shërbejnë si vend-parkime, të shfrytëzohen gjatë kësaj periudhe.

Ndryshe, në Gostivar me ardhjen e mërgimtarëve situata në trafik rëndohet edhe më shumë, kështu duke krijuar tollovi dhe kaos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button