Anima Mundi: Torturimi i kafshëve nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë punë e zgjuar, kreative dhe njerëzore

Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Kafshëve, Anima Mundi, sot ka reaguar ashpër pasi protestuesit dje para Kuvendit kishin sjellë një gjel deti të lidhur, transmeton Portalb.mk.

“I dashur popull maqedonas, ju nuk kërkoni drejtësi për veten tuaj me një akt në të cilin krijoni dhimbje, trauma, stres të paparë për një qenie tjetër dhe e privoni atë nga gjithçka që është e natyrshme për të. Gjeli i detit është, ashtu si njeriu, një qenie e ndjeshme dhe me vetëdije, i aftë për emocione dhe në kundërshtim me besimin e përgjithshëm, gjeli i detit është kafshë inteligjente që në këtë rast nuk i ka bërë asgjë të keqe askujt”, thanë nga Anima Mundi.

Aktivistët theksuan se e mbështesin të drejtën për të protestuar dhe besojnë në fuqinë e popullit, por dënojnë ashpër aktin e maltretimit të një kafshe.

“Të detyrosh një kafshë të jetë në mesin e një turme të tillë njerëzish, me gjymtyrë të lidhura, të këputura, të tërhequra, të shpërfytyruara sikur të ishte objekt dhe jo shpirt i gjallë, është forma më e neveritshme e torturës së kafshëve”, porositën nga Anima Mundi dhe kërkuan nga organizatorët dhe të gjithë të pranishmit që protestat të mos jenë inerte ndaj frikës së asnjë gjallese dhe të parandalohet keqpërdorimi i kafshëve për çfarëdo qëllimi.

Kërkojmë dënim të qartë dhe pa hamendje të aktit dhe të mos përsëritet kurrsesi! Kërkojmë që zogu të lëshohet menjëherë në mjedisin natyror, ose të na dorëzohet nëse nuk ka alternativë tjetër”, thuhet në reagim.

Ndryshe, në protestën e mbrëmshme antievropiane të opozitës maqedonase protestuesit sollën një gjel deti të lidhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button