Kosovë, u miratua vaksinimi kundër COVID-19 për fëmijët mbi 5 vjeç

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten se ka miratuar dhënien e vaksinës kundër COVID-19 për fëmijët e moshës 5-11 vjeç, transmeton Radio Evropa e Lirë.

“Pas sigurimit ditë më parë dozave pediatrike të vaksinës kundër COVID-19, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes mekanizmit COVAX dhe sigurimit të materialeve përcjellëse për vaksinim, fëmijët e moshës 5-11 vjeç, nën përkujdesjen e prindit ose kujdestarit ligjor, mund të vaksinohen që tani kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit në komunat e Kosovës”, shkruhet në njoftim.

Deri më tani në Kosovë lejohej vaksinimi vetëm për fëmijët e moshës mbi 12 vjeç.

Ndërkohë po vazhdon vaksinimi i të gjitha grupmoshave.

Grupmoshat mbi 60 vjeç mund të marrin vaksinën e katërt me kushtin që të tretën ta kenë marrë katër muaj më parë.

Fëmijët mbi 12 vjeç mund të marrin dozën e parë, të dytë dhe të tretë.

Në 24-orët e fundit janë shënuar 871 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ku nuk janë regjistruar viktima.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button