GERB-i ktheu mandatin, presidenti bullgar do të bëjë raund të ri konsultimesh përpara se të dorëzojë mandatin e tretë

Ashtu siç u njoftua, sot pasi presidenti i Bullgarisë Rumen Radev dorëzoi mandatin e dytë radhazi për formimin e qeverisë së re, i njëjti iu kthye në mënyrë eksprese. GERB, forca e dytë parlamentare, siç ka paralajmëruar disa herë paraprakisht, ka kthyer mandatin, raporton mediapool.bg, transmeton Portalb.mk.

Kryetarja e grupit parlamentar të GERB-it, Desislava Atanasova, ka kthyer mandatin e dytë për formimin e qeverisë, pasi të shtunën mandatin e parë e ka kthyer “Vazhdojmë me ndryshimin”, e cila tani udhëheqë me qeverinë në dorëheqje, ndërsa e cila mori detyrën më shumë se gjysmë viti më parë.

Gjatë daljes nga kabineti presidencial, Atanasova tha se nuk ka ndryshime në koalicionin e ngushtë GERB dhe SDS dhe se duan zgjedhje të parakohshme.

Para dorëzimit të mandatit të tretë për formimin e qeverisë – i cili do të jetë përfundimtar dhe nëse ai mandat nuk përmbushet, Radev do të duhet të shpërndajë parlamentin dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme – presidenti bullgar njoftoi se do të mbajë raund tjetër konsultimesh, gjë që do të ndodhë nesër. Konsultimet do të bëhen me të gjitha grupet parlamentare.

Mandati i tretë është i ndryshëm nga dy të parët, jo vetëm në atë se kujt t’i jepet, por edhe në diçka tjetër. Nëse për dy mandatet e para nuk ka afat për dorëzim, por ka 7 ditë për kthim, për të tretën është e kundërta. Pavarësisht se cili grup parlamentar do të fitojë mandatin e tretë, nëse nuk arrihet konsensus për shumicën, do të ketë mundësinë të zgjasë mandatin e parlamentit, në mënyrë që disa ndryshime në ligje të mund të bëhen, shpjegon mediapool.bg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button