Një nga kroatët që bashkëpunoi me Muhammed Zeqirin u arrestua në Slloveni

Kroati Danijel Ivanagiç, i cili kërkohej me fletarrest ndërkombëtar, ndodhet në paraburgim për ekstradim dhe është i dyshuar në të njëjtin rast ku ndodhet edhe ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Muhamed Zeqiri. Ivanagiç, menaxher i kompanisë konsulente “Interholding”, nga e cila, sipas Prokurorisë, Zeqiri ka porositur studimin e fizibilitetit, ndodhet i burgosur në Slloveni, transmeton 360 Shkallë.

Sipas informacioneve, ai është ndaluar në një pikë kufitare kur ka tentuar të hyjë në Slloveni nga Kroacia.

Hetimet ndaj Zeqirit, të arrestuarit Ivanagiç dhe të kërkuarit Fuduriç janë duke vazhduar. I dyshuari i parë është ish-sekretari i përgjithshëm, ndërsa shtetasit kroatë dyshohen se kanë ndihmuar në shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zeqiri, javën e kaluar ka marrë 30 ditë arrest shtëpiak dhe ndaj tij është hapur një hetim i ri për keqpërdorim.

Ndryshe, Prokuroria dyshon se sekretari i Përgjithshëm në periudhën nga prilli 2021 deri në janar 2022, pa kryer prokurim publik, ka lidhur kontrata për shërbime konsulence me një kompani në vlerë të përgjithshme prej rreth 941.985 euro, që është për rreth 147.000 euro më shumë se 795.000 euro, shumë që është rënë dakord për shërbime konsulence.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button