Rritje alarmante e të infektuarve me COVID-19 në RMV, 511 raste të reja në 24 orët e fundit

Në Maqedoninë e Veriut ka rritje alarmante të të infektuarve me COVID-19. Vetëm në 24 orët e fundit prej 1.489 të testuarve kanë rezultuar 511 të infektuar. Ministria e Shëndetësisë i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend për 24 orët e fundit, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat janë si vijon:

  • Raste të reja: 511
  • Riinfektime: 129
  • Të vdekur në 24 orët e fundit: 0
  • Të vdekur të raportuar në Termini im: 2
  • Të shëruar: 264
  • Testime: 1.489

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 1.889. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri dhe Kumanova.

Nga fillimi i pandemisë:

  • Të infektuar: 316.729
  • Të shëruar: 305.503
  • Të vdekur: 9.337
  • Testime: 2.092.192

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button