Për të dytën ditë deputetët debatojnë për ribalancimin e Buxhetit

Sot në mesditë nis dita e dytë e debatit për ribalancin e Buxhetit, pasi dje ishte në seancë plenare pas përfundimit të debatit të përgjithshëm dhe amendamentar në Komisionin për financa dhe buxhet, transmeton Portalb.mk.

Dje ka pasur një debat të ashpër në Kuvend. Opozita akuzoi se ribalanci ishte keqpërdorues, ndërsa qeveria pretendonte se ishte zhvillimor.

I pari i financave, Fatmir Besimi, tha se ribalanci siguron mbështetje për paga dhe pensione më të larta, subvencione bujqësore dhe masa antikrizë. Ai tha se me amendamentet sigurohen 25 milionë denarë për projekte shëndetësore, mjedisore dhe infrastrukturës.

Deputetët e qeverisë thanë se ribalanci ka për qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë nga pandemia dhe nga kriza e energjisë elektrike sepse 76 milionë euro po ripërdoren për mbrojtjen e standardeve të qytetarëve dhe mbështetjen e kompanive.

Deputetët e opozitës nga ana e tjetër thanë se vendi po shkon drejt recesionit dhe varfërisë. Sipas deputetëve, në ribalanc nuk janë pranuar amendamentet thelbësore që do të përmirësojnë standardin e jetesës.

Të hyrat e përgjithshme në ribalancimin e buxhetit janë projektuar në nivelin prej 245,8 miliardë denarë dhe janë për 6,9 miliardë denarë më të larta në krahasim me parashikimet fillestare të Buxhetit, ndërsa shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 288,5 miliardë denarë ose rreth 16 miliardë denarë më shumë se parashikimet fillestare me planin për vitin 2022. Deficiti është planifikuar në nivelin prej 42,7 miliardë denarë, përkatësisht 5,3 për qind nga BPV. Shpenzimet kapitale janë planifikuar në nivelin prej 32,1 miliardë denarë, ndërsa rritja ekonomike është parashikuar në 3,2 për qind. Investimet bruto pritet të rriten me pesë për qind, ndërsa përveç shpenzimeve kapitale buxhetore, kontribut përkatës pritet edhe nga investimet private.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button