fbpx

Zelensky shkarkoi disa ambasadorë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkarkuar ambasadorët e Kievit në disa vende, përfshirë Gjermaninë, dhe disa të dërguar të tjerë, sipas dekreteve presidenciale të shpallura më 9 korrik, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Seria e dekreteve të shkurtra nuk dhanë arsyet për shkarkimet, por renditën ambasadorët si ata në Gjermani, Hungari, Norvegji, Republika Çeke dhe Indi.

Të dërguarit në Maldive, Nepal, Shri Lanka dhe Bangladesh u shkarkuan gjithashtu, thuhej në dekrete.

Dekretet nuk treguan nëse të dërguarve të larguar do t’u ofroheshin punë të tjera me qeverinë ukrainase.

Në mesin e të shkarkuarve ishte ambasadori i diskutueshëm i Ukrainës në Gjermani, Andriy Melnyk.

Gazetat gjermane Bild dhe Sueddeutsche Zeitung raportuan në fillim të javës se Melnyk do të largohej nga Berlini dhe do të merrte një post tjetër në Ministrinë e Jashtme në Kiev.

Melnyk ka qenë i zëshëm në apelet e tij për më shumë ndihmë nga Berlini, veçanërisht në formën e eksportit të armëve nga Gjermania.

Disa orë më vonë, Zelensky tha në një video-mesazh se “rotacioni është një pjesë normale e praktikës diplomatike”.

“Përfaqësues të rinj të Ukrainës do të emërohen në Republikën Çeke, Gjermani, Hungari, Norvegji dhe Indi. Emrat po përgatiten nga Ministria e Punëve të Jashtme”, tha Zelensy.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button