Tetovë, u zbardhën dy raste të nxitjes së urrejtjes dhe dhunës në internetit

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, në koordinim dhe bashkëpunim me Departamentin e Krimeve Kompjuterike dhe Forenzikës Digjitale të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ka zbardhur plotësisht dy raste të komenteve me përmbajtje kërcënuese që kanë promovuar apo nxitur urrejtje dhe dhunë, të shkruara në postimet nga portalet e internetit, transmeton Portalb.mk.

“Për shkak të dyshimit se janë autorë të komenteve të tilla, në Stacionin Policor të Tetovës mbrëmë (09.07.2022) janë thirrur J.L.(40) nga Tetova dhe D.R.(37) nga Tetova. Është bërë bisedë zyrtare me të dy, pas së cilës D.R. ka pranuar krimin”, njoftoi MPB.

Pas dokumentimit të çështjes ndaj dy personave do të vijojnë parashtrimet përkatëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button