RMV, disa fshatra kanë mbetur pa rrymë për shkak të reshjeve të dendura të shiut

Fshatrat e Kumanovës Orashec, Shupli Kamen dhe Dobrashne, si dhe fshatrat Drenje, Kiselica, Crcorija e Madhe dhe e Vogël, Trnovë, Sllatinë, Krstov dol dhe Podrzi konj në komunën Kriva Pallankë kanë mbetur pa rrymë elektrike për shkak të reshjeve të dendura të shiut, transmeton Portalb.mk.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza informuan se, ekipet e “Rrugët e Maqedonisë” po e pastrojnë drejtimin rrugor A2 nga vendi i thirrur Çetal drejt Kratovës dhe komunës Probishtip ku ka pasur  rrëshqitje më të vogla, por trafiku është zhvilluar në mënyrë të rregullt me vozitje të kujdesshme.

“Momentalisht ka reshje të shiut të cilat janë me intensitet të ulët. QRMK Veles njofton se në rajonin që e mbulon nuk ka dëme të shkaktuara nga stuhia. Të gjitha drejtimet rrugore janë të kalueshme, nuk ka ndërprerje në sektorin e shërbimeve. Moti është stabil me shi me intensitet të ulët. QRMK Strumicë njofton se nuk ka reshje të dendura nga shiu dhe stuhi, rrugë të vërshuara, shtëpi të vërshuara, bodrume të vërshuara, rrëshqitje në drejtime të caktuara rrugore. QRMK Maastir njofton se nuk ka pasoja më serioze nga reshjet e denura. QRMK Shtip njofton se, momentalisht nuk ka asnjë ngjarje të paraqitur, të gjitha drejtimet rrugore janë të kalueshme dhe nuk ka objekt të vërshuar. QRMK Ohër njofton se, nuk ka reshje të dendura nga shiu dhe stuhia, rrugë të vërshuara, shtëpi të vërshuara, bodrume apo rrëshqitje në infrastrukturën rrugore”, thuhet në kumtesën e QMK.

Në 24 orët e kaluara në territorin e Kumanovës kanë rënë 52 litra shi në metër katror.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button